(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe u kërkojnë Shteteve dhe partnerëve të zbatojnë marrëveshjen e Parisit për klimën (COP21) duke pasur në fokus personat më të ekspozuar, më në rrezik dhe më në nevojë

COP21 Paris

12 Dhjetor 2015

Paris / Gjenevë, 12 dhjetor 2015 – Me miratimin nga Shtetet të një marrëveshje në Konferencën për klimën në Paris – “COP 21”, Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK) u kërkon qeverive dhe partnerëve të saj të vendosin në qendër të zbatimit të kësaj marrëveshje komunitetet më të prekura dhe ata që janë më në rrezik nga ndryshimet klimaterike.

 

Marrëveshja e Parisit është një gurë themeli mjaft i rëndësishëm që kërkon një balancë të përshtatshme ndërmjet zbutjes së ndryshimeve klimatike dhe adaptimit ndaj këtyre ndryshimeve”, tha Garry Conille,  Zëvendës sekretari i Përgjithshëm i FNKK për programet dhe operacionet.

COP21 Paris 3“Ne përgëzojmë vendimmarrësit që dolën mbi mosmarrëveshjet dhe arritën një rezultat që njerëzit në mbarë botën e kanë kërkuara dhe e kanë pritur si një vlerë absolute.

COP 21 njeh përfundimisht se rreziqet klimatike janë në rritje me pasoja të mundshme të pakontrollueshme për planetin, dhe faktin se kemi gjithnjë e më shumë njerëz të paaftë për të fituar apo ruajtur një nivel jetese të mirë dhe me dinjitet.

“Vullnetarët tanë janë duke qëndruar në vijën e parë të frontit dhe ne jemi dëshmitarë se si rreziqet klimatike ndikojnë në mënyrë disproporcionale ndaj komuniteteve më të rrezikuara në botë,” tha zoti Conille.

 

Në vitin 2014,  87 për qind e fatkeqësive ishin të lidhura me klimën. Në vitin 201, zhvendosjet e detyruara të njerëzve që lidhen me ndryshimet klimaterike, kanë prekur më shumë se 22 milionë njerëz dhe me shumë mundësi, mund ky numër mund të shkojë deri në 250 milionë njerëz në vitin 2050.

 

“Kjo marrëveshje ka nevojë që të zbatohet gjithnjë duke vendosur interesat e saj te më nevojtarët,” tha z. Conille.
Ne kemi nevojë të investojmë në riaftësimin e të prekurve nga këto ndryshime, duke i ndihmuar ata të përshtaten me pasojat e paevitueshme të ndryshimeve klimaterike, dhe në parandalimin e krizave të ardhshme duke promovuar zvogëlimin e ndikimeve të tyre. Marrëveshja përfundimtare synon në marrjen e masave të mëtejshme për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1.5 gradë Celcius me synim mbajtjen e saj nën 2 gradë Celcius.

 

Në duhet të marrim masa të thella për t’u siguruar se nuk do të arrijmë në atë pikë sa përshtatja ndaj klimës të mos jetë më një opsion për shkak të efekteve të pakontrollueshme të rritjes së temperaturave, “shtoi z Conille.

Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe, që vepron përmes 190 Shoqatave kombëtare dhe 160,000 degëve lokale, angazhohet të bëjë pjesën e tij për të zbatuar marrëveshjen e Parisit, bazuar kjo në prezencën e më se 17 milion vullnetarëve aktive, në 160.000 degëve lokale dhe 190 Shoqatat kombëtare.

 

Mr Conille tha më tej “Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe do të jetë gjithmonë aty për të ndihmuar njerëzit e prekur në kohë krize – përfshirë dhe ato komunitete që janë më të prekshëm, më të vështirë për t’u arritur apo që ndodhen në zona  konflikti. Por ne preferojmë më mirë të ndihmojmë në parandalimin e krizave sesa kur ndodhin ato.

 

“Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe mirëpret rëndësinë që vihet në aftësimin e komuniteteve për t’u rikthyer në gjendje normale si një element kryesorë të marrëveshjes , më konkretisht të grupeve dhe komuniteteve në nevojë.
“Këtë javë ne (Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe) kemi nisur “Koalicionin 1 miliard për riaftësim”, që përfshinë përshkallëzimin e partneritetit tonë për të mundësuar që 1 miliard njerëzit të mund të bëjnë hapa konkretë në reduktimin e  rreziqeve që ndikojnë në jetën e tyre, në nevojat e tyre ballë fatkeqësive, përfshirë dhe ndryshimet klimaterike.

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: