(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe: “Ne kemi nevojë të ndërmarrim hapa të tjerë të jashtëzakonshëm për të pasur një qasje më të mirë në vaksinat COVID-19 dhe kjo duhet bërë tani.”

Deklarata e mëposhtme është e Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Francesco Rocca, dhe Presidentit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer:

Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe u bën thirrje shteteve dhe kompanive farmaceutike që të veprojnë shumë më shpejt se deri tani drejt një zgjidhjeje të pabarazisë së dukshme në qasjen ndaj vaksinat COVID-19 në të gjithë botën. Ne duhet dakordësohemi tani për mënyrat që duhen ndjekur për të rritur prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave COVID-19. Kohët e jashtëzakonshme të një pandemie globale kërkojnë masa të jashtëzakonshme nga bashkësia ndërkombëtare. Ne inkurajojmë Shtetet që të marrin në konsideratë të gjitha masat e mundshme për të rritur prodhimin, shpërndarjen dhe qasjen e barabartë të vaksinave COVID-19 si ndërmjet vendeve ashtu edhe brenda vendeve, për të mos lënë askënd pas.
Kjo kërkon përshpejtimin e negociatave në lidhje me pronësinë intelektuale dhe pengesat e tjera me qëllim një përshkallëzim të shpejtë të prodhimit të vaksinave në të gjithë botën. Për më tepër, kompanitë farmaceutike duhet të bëjnë më shumë për të ndarë eksperiencën në teknologji dhe në njohuritë e nevojshme – dhe për këtë, ne u bëjmë thirrje shteteve t’u sigurojnë atyre, kompanive stimujt dhe mbështetjen e nevojshme për ta bërë këtë.
“Në mes të pandemisë më të keqe në 100 vjetët e fundit, heqja dorë ndaj pronësisë intelektuale për vaksinat COVID-19 është një angazhim i domosdoshëm politik për të adresuar pabarazitë në qasje ndaj tyre në shkallën dhe shpejtësinë që nevojitet. Miliona jetë varen prej saj dhe nga transferimi po aq i rëndësishëm i teknologjisë dhe njohurive për të rritur kapacitetin prodhues në të gjithë botën”, tha Francesco Rocca, President i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK).

Ne nuk duhet të mbetemi rob të negociatave dhe në 6 muajt e ardhshëm. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje qeverive të përshpejtojnë ndarjen e rezervave ekzistuese të vaksinave për të siguruar një shpërndarje më të drejtë, veçanërisht në vendet që aktualisht po përjetojnë rritje të rasteve me COVID-19.

Ashtu si në këtë muaj, 50 vendet më të varfra në botë zënë 2% të dozave të administruara në të gjithë botën. Dhe 50 vendet më të pasura po vaksinohen me një normë që është 27 herë më e lartë se norma e 50 vendeve më të varfra. Afrika përbën 14% të popullsisë globale, megjithatë ajo ka vetëm 1% të dozave të administruara. [1] Kjo është jo vetëm moralisht e gabuar – por dhe rrit rreziqet e varianteve më ngjitëse dhe vdekjeprurëse kudo duke krijuar tensione të panevojshme në ekonominë globale.

“Për të kapërcyer pengesat për një qasje të barabartë duhet të hulumtohet çdo opsion. Kjo përfshin një shpërndarje më të mirë të dozave ekzistuese të vaksinave në nivel global, transferimin e teknologjisë dhe rritjen e kapacitetit prodhues. Nuk ka zgjidhje të arta për një qasje të drejtë. Të gjitha mjetet e mundshme duhet të merren parasysh ”, tha Peter Maurer, President i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

Po kështu, qasja ndaj vaskinave në një shkallë me të gjerë kërkon shpërndarje në nivelin e komunitetit, mobilizim shoqëror dhe komunikim për të pasur dhe të kuptuarit dhe pranimin e komunitetit. Kjo është e rëndësishme në çdo vend të botës, pasi sfidat e kësaj pandemie ndjehen në të gjithë botën, por është dhe më e rëndësishme për popullsitë që janë gjithmonë në fund të listës. Njerëzit në vende me të ardhura të ulëta, të prekura nga konfliktet e armatosura dhe në zona jashtë kontrollit të Shtetit, refugjatët, emigrantët, të paraburgosurit dhe popullata të tjera të pashërbyera duhet të përfshihen në planet kombëtare të vaksinimit dhe të mos lihen pas dore.
Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e qeverive për të kontrolluar përhapjen e virusit dhe për të kryer vaksinimet në 192 vende ku është presentë. Roli ynë është të mbërrijmë popullatat në “rreshtat e fundit” dhe të fuqizojmë vazhdimisht komunitetet si forcë lëvizëse në përgjigjen humanitare ndaj COVID-19.
[1] Analiza se ku janë administruar vaksinat; shtrirja relative e testimit; dhe cilat vende kryejnë gjurmim të plotë, të pjesshëm ose pa kontakte bazohet në “Our Ëorld in Data” (Bota në shifra)’ të Universitetit të Oksfordit (të dhënat më të fundit të disponueshme të përdorura) INFORM Severity Index – një inter agjencie që mat ashpërsinë e krizave dhe katastrofave humanitare në nivel global. Për një listë të plotë të vendeve të renditura për nivelin e ashpërsisë së krizës, vizitoni INFORM Severity Index. Të gjitha grupet e të dhënave kanë disa boshllëqe.

Ndajeni me miqte tuaj: