(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryeministri, z. Edi rama dhuron gjak në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut

Kryeministria 14 qershor 4

Siç është bërë tashmë traditë, për të tretin vit radhazi në 14 qershor, Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, nëpunësit civilë, stafi administrativ dhe kabineti i Kryeministrit dhuruan sot gjak për fëmijët talasemikë. Njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq u vendos që në orët e para të mëngjesit në hollin Protokollar në COD dhe bashkë me punonjësit e administratës ishte edhe Kryeministri Edi Rama, një dhurues i hershëm i gjakut për fëmijët në nevojë jetike për të. Një akt solidariteti i barabartë me një jetë, e cilësoi Kryeministri, ndërsa bëri apel për vetëdijesim për domosdoshmërinë e solidaritetit.

 Kryeministria 14 qershor 1“Në fakt është një shprehje e domosdoshme solidariteti, por është një nga ato shprehje solidariteti, ku jo vetëm përfitojnë ata që janë nevojë, por përfitojnë edhe ata që japin gjak, sepse është një proces shumë i shëndetshëm për organizmin. Kështu që, arsyeja pse unë i bëj thirrje të gjithëve të japin gjak  është se duke pasur parasysh aq shumë fëmijë dhe aq shumë njerëz që kanë nevojë jetike për gjak, mundet që në të njëjtën kohë të bëjnë një proces të dobishëm për organizmin e tyre.

Kryeministria 14 qershor 1 Jam shumë krenar që ne e kemi këtë traditë shumë të vjetër, që nga koha e bashkisë së Tiranës, vazhdojmë ta bëjmë dhe aq më mirë akoma që rritet numri i atyre që vetëdijesohen. Kështu, në ndryshim nga viti i parë, këtu e gjithë administrata e ka kuptuar që duke dhënë gjak, faktikisht bën një akt shumë të rëndësishëm për njerëz dhe në radhë të parë fëmijë në nevojë jetike.”

Thirrje për mbështetjen e fëmijëve talasemikë bëri edhe përfaqësuesja e Kryqit të Kuq, Angjelina Pulluqi.

 “14 qershori është Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Për këtë vit janë mbledhur në rang vendi 3000 qese dhe vetëm nga Tirana 1500. Do të përfitoja nga rasti tu bëja një thirrje njerëzve të shëndoshë që kanë mundësi të16-06-14-03-03-28big_dhurimi_i_gjakut dhurojnë gjak që është një veprim human, është një shpëtim jete, është një buzëqeshje për një fëmijë talasemikë dhe do t’i ftoja të gjithë t’i bashkohen thirrjes sonë për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë. Më vjen mirë që 14 qershori si shumë herë të tjera finalizohet pikërisht në Kryeministri.”

Ndajeni me miqte tuaj: