(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Konkursi XX kombëtar i vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” – Trajnim me mësuesit e vizatimit

Rinia 15 1

 

Në kuadër të fushatës së gjerë për promovimin e vlerave humanitare të Kryqit të Kuq dhe përgatitjes së Konkursit XX kombëtar të vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”, Programi i Rinisë dhe Edukimit Humanitar organizoi ditën e shtunë, datë 13 shkurt “Trajnimin me mësuesit e vizatimit të degëve të KKSH.

 

Trajnimi kishte si qëllim që të përgatiste pjesëmarrësit në funksion të rritjes së cilësisë së fushatës për promovimin e vlerave humanitare që shoqata do të zhvillojë në të gjitha degët e vendit dhe që do të kurorëzohen me hapjen e ekspozitave lokale në cdo degë të KK, ndërkohë që vizatimet më të mira të dala prej tyre do të ekspozohen në Konkursin XX kombëtar të Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” që do të hapet në ambiente e Galerisë kombëtare të arteve.

 

Rinia 15 2Trajnimi synoi rritjen e njohurive të pjesëmarrësve mbi KKSH dhe Lëvizjen Ndërkombëtare të KK dhe të GjK; ndërgjegjësimi i pjesëmarrësve mbi rëndësinë e kësaj fushate për shoqërisë dhe të vullnetarizmit për përhapjen e vlerave humanitare; shkëmbimi i eksperiencave të deritashme në lidhje me organizimin e fushatës; evidentimi i arritjeve dhe vështirësive gjatë zbatimit të projektit, trajtimi i elementeve të veçantë të ekspozitës në degë dhe forcimi i vullnetarizmit në punën në grup. dhe përhapjes së vlerave humanitare. Trajnimi u drejtua nga Koordinatorja e Programit të rinisë dhe edukimit humanitar, dhe një nga vullnetaret aktive të Degës së KK Durrës.

 

Në trajnim morën pjesë mësuesit e vizatimit nga shkollat 9-vjeçare të 32 degëve të KKSH. Një pjesë e madhe e tyre merrnin pjesë për herë të parë në një trajnim të tillë.  Disa nga materialet që ju shpërndanë pjesëmarrësve ishin: historiku i KKSH dhe i Lëvizjes ndërkombëtare, Parimet e Lëvizjes dhe vlerat humanitare; veprimtaritë e KKSH në ndihmë të komunitetit. Në fund të takimit, pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikata për ndjekjen e trajnimit një ditor organizuar nga KKSH.

 

 

Pjesëmarrësit i përshëndeti Sekretari i Përgjithshëm i KKSH Z. Artur Katuçi, i cili theksoi rëndësinë e pasqyrimit të veprimtarive të KKSH në punimet e nxënësve në prag të 95-vjetori të KKSH.

Ndajeni me miqte tuaj: