(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Konferenca vjetore europiane RLF 2019 (Rivendosja e lidhjeve familjare) – Katania, Itali.

– Me datat 14-16 maj 2019 u mbajt në Katania Konferenca vjetore europiane e RLF. Kjo konferencë është një moment i rëndësishëm për Kryqin e Kuq për të theksuar dhe një herë rëndësinë e një veprimtarie të tillë, në morinë e veprimtarive që Kryqi i Kuq kryen në mbështetje të emigrantëve.

Kjo konferencë, e mbledhur me iniciativën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), mbledh së bashku kryesisht Shoqatat Europiane të Kryqit të Kuq dhe delegacionet e KNKK në Europë.

Konferenca u hap nga Patrick Vial, Drejtor Rajonal i Operacioneve për Europën dhe Azinë Qëndrore të KNKK dhe Salvatore Pogliese, kryetar i Bashkisë së Katanias.

Gjatë tre ditëve të Konferencës pjesëmarrësit diskutuan për çështje të rëndësishme që lidhen me shërbimin e rivendosjes së lidhjeve familjare. Një nga pikat më të rëndësishme të Konferencës ishte përditësimi i Strategjisë së RLF +18. Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar në këtë takim ishte diskutimi i përgatitjeve rajonale për një qasje të re të RLF në kuadër të menaxhimit të katastrofave.

Ndajeni me miqte tuaj: