(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Konferenca e XII Mesdhetare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe – San Marino 25-28 maj 2015

Presidenti    6

Vala e migrimit aktuale ka një ngjashmëri me atë të Vietnamit gjatë konfliktit 40 vjet më parë”. Kështu e përkufizoi Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Tadateru Konoe, në San Marino, situatë aktuale të emigracionit sot. në Konferencën e 12 mesdhetare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.

Lëvizjet migratore do të jenë në qendër të diskutimeve në tre ditët e konferencës në të cilën marrin pjesë 26 shoqata kombëtare të vendeve Mesdhetare, ndër të cilat Siria, Libia, Algjeria dhe Tunizia. “Përtej ngjashmërive – vazhdoi Konoe – ku refugjatët e luftës së Vietnamit në vitet 70 nisën të largoheshin, duke lënë vendin e tyre me fillimin e luftës: konfliktet e sotme janë të shumta, dhe fluksi i vazhdueshëm parashikohet të jetë një problem, me të cilin do të duhet të përballemi për shumë vite.” Pas kësaj, ai falënderoi Kryqin e Kuq të San Marinos për çfarë ai ka vërë gjatë konfliktit të ish – Jugosllavisë dhe për vetë atë që pasqyron ky shtet i vogël, siç janë vlerat themelore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Tri ditët e dialogut janë për përfaqësuesin e Gjysmëhënës së Kuqe arabe të Sirisë, Abdul Rahman Atar, një rast për të ftuar aktorët të përballen me pasojat sociale të 5 viteve të luftës në Siri: “Më shumë se 1 milion fëmijë nuk kanë shkuar farë në shkollë. Pyes veten se çfarë lloj të ardhme mund të ketë për ta?”.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare Tadeteru Konoe, së bashku me përfaqësuesi e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe Presidentin e Kryqit të Kuq të San Marino, Raimondo Fattori, u pritën në një takim nga Kapiteni Regjent i Republikës së San Marinos. Në takim, Kryetari i Shtetit, shprehu falënderimet e tija për të gjithë ata që punojnë pa u lodhur me një ndjeshmëri për tu përmendur, për t’i dhënë jetë kulturës së vullnetarizmit, dhe të bamirësisë ndaj të tjerëve. Duke cituar Senekën, Kapiteni Regjent e përkufizoi Kryqin e Kuq “motorin e vërtetë të një realiteti që mbështetet fortë në vlerat e drejtësisë dhe të solidaritetit.”

Ndajeni me miqte tuaj: