(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Konferenca e IV-të Shkencore Ndërkombëtare ”Siguria rrugore dhe përdoruesit e rrugës në Shqipëri

 

Akademia e Sigurisë, organizoi një konferencë ndërkombëtare shkencore me temë ”Siguria rrugore dhe përdoruesit e rrugës në Shqipëri: “Road safety and road users in Albania”

Ky aktivitet u zhvillua në datën 23 Maj 2019, në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Krahas strukturave që operojnë dhe veprojnë në fushën e sigurisë rrugore në Shqipëri, në këtë konferencë mori pjesë dhe Kryqi i Kuq Shqiptar me dy punime për dy tema të rëndësishme:

 

  • Tema : “Sensibilizimi i qytetarëve, drejtuesve të mjeteve e këmbësorëve për respektimin e sigurisë në rrugë: projekte e fushata ekzistuese dhe rekomandime” – paraqitur për auditroin nga z. Fatos Xhengo, Koordinator i Programit “Përgatitja dhe përgjigjia për raste katastrofash dhe ndihma e parë në komunitet;
  • Tema : “Edukimi, trajnimi dhe liçensimi i drejtuesve të automjeteve në Shqipëri dhe funksionimi i sistemeve të ngjashme në Europë dhe botë” – paraqitur nga Luljeta Hidi, Korodinatore Programit “Shërbimi Trajnimit për Ndihmën e Parë”..

Në konferencë merrnin pjesë dhe përfaqësues të institucioneve që kontribuonin në fushën e sigurisë rrugore nga Kosova dhe Italia.

 

Temat e paraqitura nga Kryqi i Kuq Shqiptar u vlerësuan nga organizorët e konferencës dhe pjesëmarrësit e shumtë në të, duke i konsideruar si një kontribut të çmuar në fushën e sigurisë rrugore në Shqipëri, kryesisht në ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës dhe komunitetit si dhe në shërbimin e ofruar për kandidatët drejtues automjeti. Punimet janë të publikuara në botimin e Akademisë së Sigurisë “Policimi dhe siguria”.

Ndajeni me miqte tuaj: