(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Komuniteti Muslyman Shqiptar – Thirrje për dhurim vullnetar gjaku

Komuniteti Muslyman

 

“Jeni të ftuar për të shpëtuar jetë “ është thirrja që sot,më 26 nëntor, me të cilën Komuniteti Mysliman hap fushatën e madhe sensibilizues për të gjithë besimtarët mysliman, fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut. Mbështetur në thënien kuranore “Kush shpëton një jetë sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin”, stafi i Komunitetit Mysliman, kanë dhënë shembullin human, me gjestin dhe me fjalët e tyre, ata transmetuan mesazhin e Mirësisë dhe Dashurisë për njerëzit.

Nuk është hera e parë që Komuniteti Mysliman në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, organizon fushatë sensibilizimi dhe e shtrin këtë në të gjithë vendin. Në ditët në vazhdim dhurimi vullnetar i gjakut do të shtrihet në xhami të tjera në Tiranë, me besimtarët mysliman. Veprimi i tyre është një ndihmë e rëndësishme që jepet për jetën e pacientëve në nevojë për gjak dhe veçanërisht për fëmijët.

Ndajeni me miqte tuaj: