(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – Siri: Një operacion shumë i rëndësishëm ka filluar të shpërndajë ndihma për njerëzit në zona tërësisht të rrethuara

Siria 3

 

Damask / Gjenevë – Komiteti Ndërkombëtar I Kryqit të Kuq (KNKK), në bashkëpunim të ngushtë me Gjysmëhënë e Kuqe arabe siriane dhe me Kombet e Bashkuara ka filluar të shpërndajë ndihma jetike për mijëra njerëz që jetojnë në tri zona të bllokuara tërësisht nga luftimet në Siri.

 

Ushqime, material mjekësore, batanije dhe material të tjera janë shpërndarë nga karvanët me ndihma në qytetin e Madaya në rrethinat e Damaskut dhe në Foua dhe Kefraya pranë qytetit të Idleb. Vuajtjet e mijëra njerëzve në këto zona janë bërë një çështje ndërkombëtare. KNKK do të përqendrohet në shpërndarjen e ndihmës mjekësore.

Siria 2

“Operacioni ka filluar. Shpresojmë të përfundojë për disa ditë. Ka një zhvillim mjaft pozitivë. Por, problemi nuk mjaftohet me një shpërndarje. Për të lehtësuar vuajtjet e këtyre dhjetëra mijëra njerëzve , duhet të ketë një qasje të rregullt në këto zona,” thotë shefja i delegacionit të KNKK në Siri, Marianne Gasser.

 

Mendohet se janë rreth 40,000 njerëz në Madaya dhe rreth 20,000 njerëz në Foua dhe Kefraya. Operacioni është bërë i mundur nga Kombet e Bashkuara nëpërmjet një marrëveshje të arritura ndërmjet palëve të ndryshme në terren.

Siria 4

“Na duhet të kujtojmë se janë më shumë se 400,000 njerëz që jetojnë në të gjitha zonat e bllokuara nga luftimet në të gjithë Sirinë. Vuajtjet janë të shumta. Agjencitë e ndihmave  duhet të kenë qasje të sigurt dhe pa pengesa për të gjithë këta njerëz në mënyrë që të t’i furnizojnë ata me ndihmat për të cilat kanë nevojë, në mënyrë të veçantë tani në mes të dimrit,” thotë zonja Gesser.

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: