(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

KKSH organizon Workshopin “Teknikat e Dhënies së Ndihmës së Parë”

Më datat 22-23 shtator, Kryqi i Kuq Shqiptar organizoi në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim Workshopin “Teknikat e dhënies së Ndihmës së Parë”.
Kryqi i Kuq Shqiptar organizon dy workshope që bëjnë pjesë në programin e Krediteve: “Teknikat e dhënies së Ndihmës së Parë” me 10 kredite dhe ““Etika, anemitë, parazitozat në Shërbimin parësor” me 12 kredite. Ata organizohen me mjekë, infermierë, stomatologë dhe farmacistë të angazhuar në procesin e edukimit të tyre profesional.
Nga viti 2016 janë organizuar mesatarisht 10 workshope “Teknikat e dhënies së Ndihmës së Parë” me një pjesëmarrje prej 30-40 persona.
Në vititn 2017 u akreditua dhe filloi të zbatohet një tjetër workshop me temë “Teknikat e dhënies së Ndihmës së Parë” i vlefshëm për 12 kredite. Deri tani janë zhvilluar 14 workshope me një mesater në pjesëmarrje prej 40-50 personash.
Dy workshopet e rradhës janë:
Datë 29-30 shtator – Workshopi “Teknikat e dhënies së Ndihmës së Parë”
Datë 13-14 tetor – Workshopi “Teknikat e dhënies së Ndihmës së Parë”

Ndajeni me miqte tuaj: