(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Këshilla për komunitetin për stinën e nxehtë të verës

 

Bazuar në parashikimin e motit nga meteorologët dhënë nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit; muaji gusht parashikohet të sjellë temperatura tepër të larta, apo siç thonë ata vendi jonë do përshkohet nga vala e të nxehtit afrikan.
Eksperienca ka treguar se zbatimi në jetën e përditshme i disa këshillave të mëposhtme nga njerëzit/komunitetet, ka parandaluar zjarret apo zvogëluar rreziqet për ngjarje të pakëndshme.
Kryqi i Kuq Shqiptar nën moton : “Çdo njeri, familje, komunitet apo shoqëri ka mundësi të zvogëlojë pasojat e rreziqeve/katastrofave.” udhëzon komunitet që të mbajnë parasysh disa masa:

Zvogëlimi i rreziqeve nga zjarret
* Mos ndiz zjarre pranë pyjeve në kohën kur ka temperatura të larta!
* Mos hidh cigaren e ndezur në vende ku ka rrezikshmëri zjarri si: gjatë lëvizjes në pyll, afër pikave të karburantit, kur je duke ecur me makine, etj.
* Mos digjni hamulloret në këtë stine të nxehtë, merrni masa më parë për të parandaluar përhapjen e mundshme të zjarrit në pyje, ullishte, etj.!
* Mos digjni barin në pyje (barinjtë) me idenë e përfitimit të kullotës së re, mbasi eksperienca ka treguar që ky veprim është shkak për zjarre të pakontrolluara në pyje.

Ndajeni me miqte tuaj: