(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kampi veror me fëmijët, frekuentues të projektit “Riintegrimi i fëmijëve në vështirësi” në Degën e KK Vlorë

Femijet ne veshtiresi Vlore

 

Në Degën e Kryqit të Kuq Vlorë, përfundoi kampi veror i fëmijëve në kuadër të projektit “Riintegrimi i fëmijëve në vështirësi” me 50 fëmijë, frekuentues të këtij projekti. Prej datës 1 – 10 Korrik, fëmijët janë argëtuar me lojra të ndryshme dhe kanë marrë rrezet e diellit, nën këshillat e vullnetarëve tanë.
Gjithë këto ditë kemi pasur kohë të flasim për Kryqin e Kuq Shqiptar, higjenën pesonale dhe atë në komunitet dhe për ndihmën e parë. Natyrisht, nëpërmjet vullnetarëve tanë, ju kemi dhënë shembullin dhe ju kemi folur mbi principet e vullnetarizmit.

Ndajeni me miqte tuaj: