(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Jemi të impresionuar nga interesimi i madh i nxënësve dhe edukatorve mësimdhënës

HIV AIDS Tirane 2

 

U bë me shumë se një muaj tashmë që në 12 rrethet qendër qarku të vendit, degët e Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH), kanë nisur takimet me nxënësit e shkollave të mesme, për rreziqet dhe parandalimin e përdorimit të drogës, duhanit dhe alkoolit.

Ekipet e përbëra nga tre, katër apo dhe me më shumë vullnetarë të KKSH, të trajnuar gjatë periudhës janar – shkurt zhvillojnë biseda me bashkëmoshataret e tyre mbi substancat që krijojnë varësi, rreziqet dhe pasojat shëndetsore, sociale, ekonomike, morale, etj. që ato u sjellin individëve përdorues, si edhe për mënyrat e lënies së tyre dhe vendet ku mundësohet ndihma. Një tjetër aspekt është mos stigmatizimi dhe mbështetja që shoqëria dhe në veçanti të rinjtë duhet tu japin të rinjve që kanë hyrë në rrugën e gabuar dhe tepër dëmprurëse të përdoruesve të këtyre substancave.

Takimet nuk bazohen në moralizim, por në informacion të sakte, të përzgjedhur në formë e përmbajtje për të bërë efektet e duhura tek masa e bashkëmoshatareve. Nga takimet e ndjekura në degët e KK Tiranë, Shkodër, Elbasan, Kukës, Fier dhe Vlorë të bën përshtypje mjaft pozitive interesimi i madh, pjesëmarrja aktive e nxënësve, sinqeriteti, të qenit të hapur dhe për eksperienca të jetuara nga ata vetë, si edhe mbështetja e personelit mësimdhënës, çka na bën të ndjehemi mirë për tematikat e zgjedhura, në interes të të rinjve, por dhe të obliguar për një paraqitje sa më mirë të të rinjve vullnetarë para masës së nxënësve që informojmë dhe përpiqen të ndërgjegjësojmë.

Deri më tani, në të 12 degët janë realizuar 50 takime me rreth 1 800 përfitues, ndërkohë që  projekti vazhdon. Ndërkohë që çdo muaj në 28 dege të Kryqit të Kuq vijojnë takimet me nxënësit për HIV/AIDS.

Ndajeni me miqte tuaj: