(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Jemen : përballë përkeqësimit të situatës, KNKK dyfishon buxhetin e ndihmës

Jemen

 

Komunikatë shtypi – 25 prill 2017

Pas deklaratave të Drejtorit të operacioneve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), për Lindjen e Mesme, sipas të cilit situata humanitare në Jemen është përkeqësuar me shpejtësi dhe se një përpjekje masive nga komuniteti ndërkombëtar është i nevojshëm për të lehtësuar vuajtjet e popullsisë, KNKK-ja njofton se do të përforcojë operacionet e tija në këtë vend dhe se do të dyfishojë buxhetin fillestar vjetor për këtë qëllim, duke e çuar këtë buxhet në 90 milion USD. Rreth 70% e popullsisë së Jemenit ka nevojë për ndihmë humanitare në një formë ose në një tjetër.

 

Një ekip kirurgjik është dërguar nga KNKK në qytetin port të Hodeidah dhe një tjetër pritet të dërgohet së shpejti në Aden. Numri i stafit KNKK-së i dërguar në këtë vend, është e gati dyfishuar, ndërsa numri i të punësuarve vendorë do të rritet me një të tretën.

 

“Vendi kërcënohet nga uria! Nevojat janë të mëdha dhe koha është e shkurtër. Konflikti që po gërryen zemrën e vendit është shkaku i gjithë kësaj vuajtje. Vetëm 45% e objekteve shëndetësore janë ende funksionale. E drejta ndërkombëtare humanitare është shkelur, për pasojë civilët dhe infrastruktura civile po paguajnë çmimin,” ankohet Z. Mardini.
“Një tjetër problem i madh me të cilën duhet të përballen janë kufizime të mëdha mbi importet dhe shpërndarjen e mallrave e të pajisjeve mjekësore në vend sepse Jemeni mbështetet në këto importe. Njerëzit vuajnë dhe vdesin për shkak të luftimeve, por edhe për shkak të sëmundjeve kronike. Ky lak që ka mbërthyer për gryke vendin duhet patjetër larguar nëse duam të ndihmojmë njerëzit.”

 

Përveç kësaj, KNKK-ja është shumë e shqetësuar për faktin se nuk mund të ofrojë qasje të vërtetë ndaj personave të ndaluar nga të gjitha palët, për më tepër që kushtet e ndalimit duket të jenë përkeqësuar dhe se lidhjet familjare mungojnë. Është thelbësore që palët ndërluftuese të lejojnë KNKK të vizitojnë pa vonesë të arrestuarit në lidhje me armiqësitë dhe të rivendosen  lidhjet ndërmjet të burgosurve dhe familjeve të tyre.

 

“KNKK-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë në këtë fushë. Të gjithë personat e ndaluar për arsye që lidhen me konfliktin e vazhdueshëm duhet të vizitohen. Kjo do të kontribuonte në masë të madhe për të krijuar besim midis të gjitha palëve “, thotë Mardini.

 

Deklaratat e Z. Mardini përkojnë me mbajtjen e një Konference të madhe ndërkombëtare të organizuar bashkërisht nga Zvicra dhe Suedia nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë për t’i bërë thirrje donatorëve të angazhohen gjerësisht për të kapërcyer krizën humanitare në Jemen.

Ndajeni me miqte tuaj: