(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Java e sigurisë rrugore – Sensibilizojmë komunitetin mbi rëndësinë e sigurisë rrugore dhe Ndihmën e Parë!

Degë të ndryshme të Kryqit të Kuq kanë realizuara veprimtari në bashkëpunim me Institutit e Shëndetit Publik dhe Policinë Rrugore mbi sigurinë rrugore. Vullnetarët e Kryqit të Kuq, veçanërisht ata të programit të Ndihmës së Parë shpërndanë materiale informative mbi rëndësinë e sigurisë rrugore dhe Ndihmën e Parë, si dhe simuluan situata aksidentesh dhe orientuan qytetarët drejt një kalimi korrekt të rrugës.
Rëndësia e respektimit të sinjalistikës rrugore mbetet jetike. “Shpëto jetë! Ngrije zërin!” ishte moto që shoqëroi veprimtaritë e zhvilluara. Bashkangjitur foto nga zhvillimi i këtyre veprimtarive nga Dega e KK Tiranë dhe Elbasan.
Ndajeni me miqte tuaj: