(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Inspektori Kombëtar i Korpusit Ushtarak Vullnetar të Kryqit të Kuq Italian, Gjeneral Major Gabriele Lupini viziton Kryqin e Kuq Shqiptar

Në datat 21 dhe 22 nëntor ishte në Shqipëri për një vizitë pune në Kryqin e Kuq Shqiptar, Inspektori Kombëtar i Korpusit Ushtarak Vullnetar të Kryqit të Kuq Italian, Gjeneral Major Gabriele Lupini.
Qëllimi i vizitës ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Kryqit të Kuq Italian dhe Kryqit të Kuq Shqiptar dhe njohja me përvojën e Kryqit të Kuq Italian në mbështetje të forcave të armatosura.
Gjeneral Lupini u prit në Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar nga Presidenti i shoqatës, z. Ylli Alushi, dhe drejtues të tjerë të shoqatës, si dhe pati një takim të vecantë me stafin e shoqatës ku u prezantua në detaje veprimtaria e Korpusit Ushtarak vullnetar të Kryqit të Kuq Italian brenda vendit dhe në misionet e ndryshme ndërkombëtare.
Gjeneral Lupini u prit në takime të veçanta në Ministrinë e Brendshme nga Zëvendës Ministra e kësaj Ministrie, znj Romina Kuko dhe në Ministrinë e Mbrojtjes nga zv.Ministër z. Petro Koçi, me të cilët diskutoi çështje me interes të përbashkët.

Ndajeni me miqte tuaj: