English    Shqip
Dhuroni

KRYQI I KUQ SHQIPTAR
Raiffeisen Bank
LEKE: 0100000135
IBAN-AL33202110130000000100000135 EURO: 8020000135
IBAN-AL84202110130000008020000135 USD: 8030000135
IBAN-AL69202110130000008030000135
SWIFT Code- SGSBALTX

Aktivitete

KRYQI I KUQ SHQIPTAR ZHVILLOI ASAMBLENĖ XIV TĖ PĖRGJITHSHME
Nė datat 27-28 qershor 2014 u mblodh Asambleja XIV e Pėrgjithshme e Kryqit tė Kuq Shqiptar. Nė ...

PRESIDENTI I REPUBLIKĖS DEKORON KRYQIN E KUQ SHQIPTAR
Me rastin e 8 majit, Ditės Botėrore tė Kryqit tė Kuq, Presidenti i Republikės Zoti Bujar Nishani ...

MBĖSHTETJE PĖR FAMILJET E PREKURA NGA PĖRMBYTJA NĖ LEZHĖ
Reshjet e shumta tė ditėve tė fundit sollėn situata problematike nė rrethin e Lezhės. Kėshtu ...

Gjithe Aktivitetet



KËRKIMI

Çdo vit, Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) ndihmon në rivendosjen e lidhjeve familjare të shumë familjeve të ndara si rrjedhojë e një konflikti të armatosur, fatkeqësie natyrore, emigracionit, apo situatave të tjera humanitare. Megjithëse nuk mund të garantojë sukses të plotë, Kryqi i Kuq Shqiptar do të bëjë të gjitha përpjekjet dhe do t'i provojë të gjitha rrugët e mundshme për kërkim.

ÇFARE OFRON KKSH?

Shërbimi i Kërkimit të Kryqit të Kuq

  • Mund t’ju ndihmojë të gjeni ose të mësoni për fatin e të afërmit tuaj të humbur.
  • Ju duhet të siguroni të dhëna personale për të afërmin tuaj.
  • Kërkimi do të kryhet nëpërmjet rrjetit global të kërkimit të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe .

Mesazhi i Kryqi të Kuq:

Mesazhi i Kryqi të Kuq bën të mundur që të afërmit të komunikojnë me njëri tjetrin në situata konflikti apo emergjence. Ky shërbim mund të jetë gjithashtu i mundur kur rrethana të pazakonta pengojnë të afërmit të përdorin kanalet normale të komunikimit për mbajtur lidhjet.

Shërbimi i Shëndetit dhe Mirëqenies:

Nëse komunikimi midis jush dhe një të afërmit tuaj ndërpritet papritur, Kryqi i Kuq mund t’ju ndihmojë të mësoni për fatin dhe mirëqenien e tij. Ky shërbim është i kufizuar për individë të pambrojtur (të moshuarit, fëmijët e pashoqëruar, etj).

Shërbimi i ribashkimit familjar:

Ky shërbim bën të mundur ribashkimin e anëtarëve të familjeve të ndara si rrjedhojë e një konflikti, lufte apo fatkeqësie natyrore. Përparësi u jepet individëve të pambrojtur si fëmijëve të pashoqëruar, të moshuarve etj.

Si punojmë ne për t’ju ndihmuar?

Zyra jonë e Kërkimit bashkëpunon me rreth 30 shoqata simotra të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në të gjithë botën dhe është pjesë e Rrjetit Global të Kërkimit të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.

  • I gjithë informacioni që do të na jepni, do të ruhet në mirëbesim.
  • Ju mund plotësoni formularin e kërkimit në degën e Kryqit të Kuq të qytetit tuaj.
  • Ne e dërgojmë kërkesën tuaj te shoqatat simotra të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në varësi të adresës së fundit që ka i kërkuari.
  • Ne do t’ju vëmë në dijeni sapo të marrim lajme për të kërkuarin.
  • Personi që kërkoni vendos vetë nëse dëshiron që ju të keni informacion për t'u lidhur me të; ne duhet të respektojmë dëshirën e tij.
  • Nëse nuk do të kemi sukses në kërkimin tonë, ne do t’ju adresojmë tek partnerët tanë për të përmbushur kërkesën tuaj.


KERKESAT QE NUK MUND TE PRANOHEN:

Kërkesat nuk pranohen atëherë kur kanë të bëjnë me çështje legale si:

  • trashëgimi
  • testament
  • çështje që kanë të bëjnë me divorce ose me kërkimin e të drejtave prindërore për fëmijët
  • çështje për kërkim prindërish biologjikë
  • çështje emigrimi (ndihmë në marrjen dhe ndryshimin e shtetësisë) 

Nëse jeni të interesuar të rivendosni lidhjet familjare me të afërmit tuaj, ose të gjeni më shumë informacione në lidhje me Shërbimin e Kërkimit, ju lutemi na kontaktoni në:
Kryqi i Kuq Shqiptar
Shërbimi i Kërkimit
++355 42 57-532

Shërbimet e kërkimit të Kryqit të Kuq Shqiptar janë falas.


Partneret
Faqa kryesore | Copyright | Contact us
© 2014 - Kryqi i Kuq Shqiptar