VEPRIMTARIA E KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR NGA VITI 1989 E NË VAZHDIM

ASAMBLEJA QË DO TË REALIZONTE RIORGANIZIMIN
PËRFUNDIMTAR TË KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR
U MBAJT NË VITIN 1992

Në procesin e riorganizimit, shoqata do të mbështetej nga Federata dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në aspektin legjislativ dhe bashkëpunues në çështjet e koordinimit në raste fatkeqësish dhe më gjerë.

Në vitin 1994, Kuvendi i Shqipërisë do të miratonte “Ligjin për KKSH” dhe “Ligjin për mbrojtjen dhe përdorimin e emblemës së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe”.

Në vitin 2004, qeveria e vendit i besoi Kryqit të Kuq Shqiptar realizimin e kurseve të ndihmës së shpejtë për kandidatët për drejtues të automjeeve.

Në vitet në vijim nga Shoqata u punua për përsosjen e organeve të zgjedhura dhe atyre administrative, çfarë u shoqërua me miratimin e një numri dokumentesh të rëndësishme që përbëjnë shtyllën juridike të rregullimit të veprimtarisë të shoqatës në të gjitha aspektet

Shoqata e shtrinë veprimtarinë në të gjithë territorin e vendit nëpërmjet 39 degëve të saj. Falë punës së bërë, ajo është vlerësuar nga Federata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe si “një ndër 50 shoqatat më të mira” të saj dhe së fundmi si një “një ndër 30 shoqatat më të mira” të saj në nivel global





Në periudha të ndryshme, Kryqi i Kuq Shqiptar është vlerësuar për punën dhe kontributin e tij në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar brenda dhe jashtë Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq
dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Veprimtaritë e Kryqit të Kuq Shqiptar janë zhvilluar në fushën e përgatitjes dhe përgjigjes për raste emergjencash, në fushë e ndihmës së parë dhe atë sociale, në fushën e shëndetit dhe të promocionit të dhurimit vullnetar të gjakut, në fushën e edukimit të rinisë me vlerat humanitare, të rivendosjes së lidhjeve familjare, etj.

Veprimtaritë e Kryqit të Kuq Shqiptar janë zhvilluar në fushën e përgatitjes dhe përgjigjes për raste emergjencash, në fushë e ndihmës së parë dhe atë sociale, në fushën e shëndetit dhe të promocionit të dhurimit vullnetar të gjakut, në fushën e edukimit të rinisë me vlerat humanitare, të rivendosjes së lidhjeve familjare, etj.

Kryqi i Kuq Shqiptar ka dhënë dhe jep kontributin e tij në krijimin e dëshirës dhe pasionit për punën vullnetare në komunitet, si një aspekt mjaft i rëndësishëm për përhapjen e vlerave humanitare të ndihmës.







Shoqata numëron rreth 100 000 mijë anëtarë dhe rreth 2500 vullnetarë. Një kapacitet i tillë njerëzor i mundëson kryerjen me sukses të misionit të saj humanitar në përputhje me shtatë Parimet Themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Arritja më e madhe e shoqatës është mirënjohja nga grupet në nevojë në situata të tillë si katastrofat natyrore, tërmete, përmbytje, emergjenca shëndetësore, apo dhe ngjarje të tilla si situata e rëndë ekonomike që shoqëroi ndryshimet politike të fillim viteve 1990, kriza e rëndë humanitare që përfshiu vendin në vitit 1997, kriza kosovare në vitin 1999, duke përçuar tek njerëzit jo vetem ndihmën materiale por edhe shpresën.






Ndajeni me miqte tuaj: