VEPRIMTARIA E KKSH NË PERIUDHËN 1922-1939

Në këtë periudhë, Kryqi i Kuq Shqiptar drejtohej nga Ahmet Zogu, dhe me shpalljen e tij Mbret në vitin 1928, drejtimi i Kryqit të Kuq Shqiptar i kalon motrës së tij Princeshës Senije Zogu.

DISA NGA VEPRIMTARITË E KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR NË KËTË PERIUDHË JANË:

  • Dispanseria e Kryqit të Kuq në të cilën çdo vit janë vizituar me mijëra qytetarë, burra gra e fëmijë që vuanin nga sëmundje të ndryshme;
  • Organizimi dhe funksionimi i një klinike dentare e vizituar çdo vit nga rreth 2000 qytetarë;
  • Organizimi i shërbimit të autoambulancës që kryente shërbimet e një dispanserije lëviëse në rrethinat e Tiranës;
  • Organizimi i “Supës popullore”, që ndihmonte me ushqim çdo ditë rreth 300 personave në nevojë;
  • Organizimi i “Strehës Vorfnore” që mbante në gjirin e saj 300 fëmijë jetimë, djem e vajza. Përveç ushqimit dhe fjetjes ky institucion i përgatiste fëmijët për jetën duke u mësuar profesione të ndryshme;



Ndajeni me miqte tuaj: