(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Greqi: Përmirësimi i kushteve të jetesës emigrantëve në kampe, ndihmuar dhe nga trupa e Klounëve

Greqi 15 qershor 1

 

Kryqi i Kuq Grek është duke bashkëpunuar me trupën “Klounët hundë kuq” për të ndihmuar fëmijët që të kuptojnë rëndësinë e higjienës personale dhe asaj kolektive në kampet ku emigrantët janë të shtrënguar të qëndrojnë për një periudhë të pa caktuar.

Nga  Karlinë Haga FNKK

Një bashkëpunim i ri në mes të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe trupës “Klounët  hundë kuq, u mëson fëmijëve dhe të rriturve rëndësinë e një higjiene të mirë nëpërmjet argëtimit dhe të qeshurave.

Fëmijët e të gjitha moshave qëndrojnë të ulur në rreth, shoqëruar nga prindërit të qeshur në kampin Nea Kavala në Veri të Greqisë. Wendy – një kloun veshur me një fustan ngjyrë blu dhe një kapele të të bardhë  – është qortuar nga i vëllai i saj Turbo, sepse ka hedhur shishet bosh të ujit në tokë. Kur, pas shumë përpjekjeve plot të qeshur, më në fund Turbo arrin që të vendosë shishen në qesen e caktuar për to, brohoritjet dhe përshëndetjet shpërthejnë nga të gjithë fëmijët.

“Përse të mos e provojmë një qasje të tillë!”

Greqi 15 qershor 2Më shumë se 50.000 njerëz janë aktualisht të bllokuar në të gjithë Greqinë. Duke qenë se, se pritet që ata të qëndrojnë për disa muaj të tjerë në kampet e ngritur enkas, Kryqi i Kuq Grek, mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK), është duke bërë të gjitha përpjekjet për të përmirësuar kushtet e jetesës. Pastërtia dhe një higjiena e mirë luajnë një rol të rëndësishëm në pasjen e një ambienti të sigurt për familjen në pritje të vendimit për azil apo dhe vendosjen në një vend tjetër të BE-së.

“Kush do që të jetojë në pisllëk? Por, në javat e parë pikërisht kjo ka mbizotëruar në kampe. Higjienë dhe një pastërti e ulët, shkaktua shumë probleme nga sëmundjet që përhapeshin me lehtësi nga parazitët dhe gjithfarë gjitarësh që mbizotëronin në zonë. E dinim që duyhet të bënim dika, por përse të mos provonim një qasje të hareshme?” thotë David Castellano, koordinator i FNKK për veprimtaritë për ujin, pastërtinë dhe kushtet higjienike.

E kështu bashkëpunuam me “Klounët hundë kuq’ që zakonisht punojnë nëpër spitale, duke bërë që të gëzojnë fëmijët e vegjël. Duke qenë se kohët e fundit ata kishin hartuar një program të shkurtër ndërkombëtar për të qeshur, ata ishin më shumë se të gatshëm për të sjellë gëzim dhe të qeshura në mesin e emigrantëve, që kanë duruar shumë dhe në të njëjtën kohë të përmbushin rolin e tyre si nxitës të higjienës.

Një e ardhme e re e mbushur me dashuri dhe hapësira të pastra.

Për më shumë se një muaj një ekip klloun tre person ka zhvilluar një turne kampet ku Kryqi i Kuq grek punon me historinë e tyre në lidhje me një të ardhme të re të mbushur me dashuri, hapësira të pastra dhe magji.

“Ne duam të tregojmë të gjithëve se shpresa, dashuria dhe të qeshura janë ende këtu, në tokën greke”, thotë Gabriela Rajniakova nga Sllovakia që portretizon heroinën Wendy. “Me të vërtetë unë besoj se ne mund t’i ndihmojmë ata që të harrojnë vështirësitë e tyre, madje dhe të gjenerojnë një mendim shumë më pozitiv për të ardhmen e tyre.”

“Burri i ardhshëm” i saj – palestinez Tarek Zaboun (28) – është dakord me të: “Shumica e këtyre fëmijëve ndoshta nuk kanë parë një klloun për një kohë të gjatë, ndoshta kurrë. Tu tregosh atyre buëqeshjen, të qeshurën dhe të dashurinë, është diçka me të vërtetë e veçantë, diçka që unë mendoj se ata do të kujtohet edhe kur ata janë 23 apo 67 vjeç. ”

Është e qartë se shembulli i dhënë nga kllounët në kampin Nea Kavala bënë që fëmijët të marrin e të mbledhin plehrat përreth për t’i hedhur në qesen që mban Ëendy. Këto ndërhyrje janë pjesë e programeve gjithëpërfshirëse që nxisin higjienën në kampet, në të cilat bëjnë pjesë dhe trajnimi i motivuar i banorëve për të vepruar si promovues të  higjienës në mesin e moshatarëve të tyre dhe një sërë përmirësime teknike për të siguruar një funksionim më të mirë të çezmave të ujit, banjave dhe dusheve.
Klounët, luajnë gjithashtu një rol mjaft të rëndësishëm në kampe, duke siguruar mbështetje psikologjike për fëmijët, sytë e të cilëve ndizet sa herë që ata shfaqen aty. Në fakt, klounët janë aq popullore sa kudo që shkojnë, ata e kanë të vështirë të largohen nga kampi, sepse fëmijët u qepen nga pas. Së bashku me Kryqin e Kuq Grek dhe ekipet e Kryqit të Kuq ndërkombëtar. Klounët hunë kuq, janë duke planifikuar rrugë të reja për të shkëmbyer mesazhe të rëndësishme për çështje të tilla si: jo-dhunës dhe rrugë të sigurta, e në të njëjtën kohë të përhapin gëzim aq të nevojshëm në mesin e fëmijëve dhe të rriturve.

 

Ndajeni me miqte tuaj: