(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Greqi : Kushtet për emigrantët në ishujt grekë në këtë fundviti 2017

Greqi Qendrat e pritjes 20 4

 

 

19 Dhjetor 2017

 

Sipas shifrave zyrtare të muajit nëntor 2017, janë rreth 47,000 emigrantë që kanë mbetur të bllokuar gadishullin dhe në ishujt e Greqisë. Nga këta 47,000 personave, më shumë se 34,000 janë në gadishull dhe rreth 14,600 në ishujt në Lesvos, Samos, Chios dhe Kos. Krahasuar me vitet e kaluara, mbërritjet e emigrantëve në Greqi në vitin 2017, u ulën ndjeshëm. Sidoqoftë, gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti, ka pasur një rritje të konsiderueshme të mbërritjeve të emigrantëve, gjë që krijoi një situatë kritike mbipopullimi në Qendrat e Pritjes dhe të Identifikimit në ishuj. Vitin e shkuar, Qeveria e Greqisë mori përgjegjësinë për organizimin e ndihmave humanitare, kështu që  OJQ-të dhe organizatat e tjera pushuan së vepruari. Tanimë, Qeveria tani është ofruesi kryesor i ndihmës.

 

Në muajin shtator, nga rreth 5,000 refugjatë, një e katërta e të ardhurve këtë vit nëpërmjet Turqisë, janë kryesisht familje siriane apo irakiane. Ndërsa ky numër është vetëm një pjesë e vogël ë një numri prej gati 1 milion që erdhën  në vitin 2015, katër nga pesë kampet në ishujt e Greqisë janë duke pritur dy, apo tri herë më shumë njerëz mbi kapacitetet për të cilët janë projektuar. Për shembull Qendra e Pritjes në Moria, Lesvos, aktualisht më shumë se 3,000 njerëz jetojnë në tenda të improvizuara pa izolim, çka ngre shqetësim me ardhjen e motit të ftohtë të dimrit dhe zjarreve të mundshme. Ndërsa emigrantët kërkojnë të kalojnë periudha më të gjata në ishuj për të përfunduar procesin e tyre të azilit, tensionet me komunitetet lokale thuhet se janë rritur.

 

Në gadishullin grek janë më shumë se 34,000 njerëz që janë bllokuar nga marsi i vitit 2016. Ndërkohë në ishujt grekë, janë më shumë se 14,000 persona, kryesisht në qendrat e regjistrimit, qendra që kanë një kapacitet jo më shumë se 9,000 persona. Në nëntor 2017, mbërritën në brigjet greke më shumë se 3.800 emigrantë dhe refugjatë. Vetëm gjatë javës së fundit, autoritetet greke të mbështetura nga UNHCR kanë transferuar nga ishujt në gadishullin grek më shumë se 1.500 persona

 

Në ishujt grek, mijëra njerëz jetojnë në kushte të papranueshme duke qenë se numri të ardhurve gjatë sezonit të verës tejkalon numrin e transferimeve të emigrantëve për në gadishullin grek. Dhjetra persona vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë dhe tanimë ata jetojnë në tenda sepse qendrat e pritjes janë të mbipopulluara.

 

Ne mbështesim përpjekjet e autoriteteve për zhvendosjen e njerëzve në kontinent për një strehim më të sigurtë dhe më afatgjatë. Është e rëndësishme që kjo të bëhet sa më shpejt duke shkurtuar procedurat dhe duke sqaruar njerëzit se situata në ishuj sa vjen e përkeqësohet.  Qendrat e pranimit janë të papërshtatshme dhe të mbipopulluara dhe kjo ndikon në shëndetin, Kryqi i Kuq siguron mbështetje psikologjike për njerëzit në Lesvos, por thelbi i çështjes është që njerëzit nuk janë të sigurtë për të ardhmen e tyre derisa ato të sigurojnë një strehim afatgjatë.

 

Kryqi i Kuq siguron furnizime emergjente si veshje, dysheme me paleta, mjete të gjumit dhe batanije, ndërsa dimri ka ardhur, por kjo nuk mjafton. Ky është një problem që shtrihet përtej kufijve të Greqisë – me qëllim që njerëzit të largohen nga dhuna, persekutimi dhe varfëria, në mbrojtje dhe trajtim me dinjitet, dhe kjo është një përgjegjësi kolektive, ndaj Kryqi i Kuq u bën thirrje të gjitha shteteve që të marrin këtë përgjegjësi seriozisht.

 

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq  dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Ndajeni me miqte tuaj: