(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Gjysmëhëna e Kuqe libian siguron trajtim dinjitoz për 74 trupat e gjetur në bregdetin e Zawiya

Libi 22 1

 

Federata ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK), Gjenevë, 21 shkurt 2017

 

Gjysmëhëna e Kuqe libiane ka gjetur dje trupat e 74 personave në bregdetin e Zawiya në bregun verior të Libisë.

 

Mendohet se personat e gjetur kanë qenë në një anije që përpiqej për të kaluar Detin Mesdhe me destinacion Europën. Në përgjithësi anijet mbajnë nga 120 deri në 150 persona. Trupa të tjerë priten të gjenden në vazhdim në orët e ardhshme.

 

10 vullnetarë të Gjysmëhënës së Kuqe libianë nga dega e Zawiya po ndihmojnë autoritetet vendore në mbledhjen e trupave të të mbyturve në mënyrë sa më dinjitoze, duke i vendosur në qese të posaçme për t’i transferuar më tej në një spital lokal.

 

Për të degën e Zawiyas të Gjysmëhënës së Kuqe libiane Zawiya, ky është numri më i madh, i trupave të mbledhur në një rast. Sipas vullnetarëve të Gjysmëhënës së Kuqe libian të, të gjithë trupat ishin individë me origjinë afrikane.

 

Libia është një nga rrugët kryesore për emigrantët që përpiqen për të kaluar Detin Mesdhe, në kërkim të një ardhme më të mirë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), para kësaj tragjedie të fundit, më shumë se 270 njerëz emigrantë,  besohet të jenë mbytur në Detin Mesdhe, në javët e para të 2017,

 

Gjatë vitit 2016, janë regjistruar më shumë se 5.000 të mbytur në det, duke e bërë këtë vit me numrin më të lartë të vdekjeve deri tani. Ndërkohë në të njëjtin vit, janë shpëtuar pothuajse 19.000 emigrantë në ujërat libiane.

 

FNKK&GjK bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar për të shmangur vdekjet të tjera si këto të cilat janë tragjike dhe tërësisht të mundëshme për t’u parandaluar.

Ndajeni me miqte tuaj: