(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Gjysmëhëna e Kuqe e Katarit përkrah Kryqit të Kuq Shqiptar në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti

Dy shpërndarjet e radhës të ndihmave për familjat në nevojë të prekura nga tërmeti, u realizuan në fshatin Katundi i Ri në Durrës për 80 familje dhe në Milot për 71 familje. Familjet u ndihmuan me paketen ushqimore mujore standard të Kryqit të Kuq në përbërje të të cilës janë 20.4 kg ushqime + 20 kg miell, 1 kit higjienik familjar mujor dhe 5 batanije. Këto shpërndarje u mbështetën nga Gjysmëhëna e Kuqe e Katarit. Në shpërndarjen e realizuar në Katundin e Ri ishin të pranishëm dhe Ambasadori i Katarit në vendin tonë, z. Ali Bin Hamad Al-Mari, Prefekti i Durrësit z. Roland Nasto, të shoqëruar nga Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, z. Ylli Alushi.

Ndajeni me miqte tuaj: