(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“Fqinjët ndihmojnë të parët”

22180011_1935022603376044_7759218791394727208_o

 

 

Në Qendrën e Trajnimit të Kryqit të Kuq të Malit të Zi, në Sutomore, më 29-30 shtator 2017, u mbajt një takim rajonal i përfaqësuesve të shoqatave të KK të Europës Juglindore, në të cilin u diskutua mbi forcimin e kuadrit të bashkëpunimit ndërmjet tyre në raste katastrofash, nën titullit “Fqinjët ndihmojnë të parët”.

 

Më parë, në muajin maj në Zagreb, është zhvilluar një takim i përfaqësuesve më të lartë të shoqatave kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore, që kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal në mes të shoqatave kombëtare, veçanërisht në kontekstin e përgatitjes dhe reagimit ndaj fatkeqësive.

 

Në takim u diskutua për tema si : sistemet e paralajmërimit në kohë, komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit, standardizimi i trajnimit, procedurat dhe pajisjet dhe mobilizimi i burimeve. Takimi kishte në fokus sigurimin e fondeve në nivel kombëtar dhe aplikimin e përbashkët për fondet të Bashkimit Europian në këtë fushë.

 

Si rezultat i takimit, Shoqatat kombëtare të Shqipërisë, Bosnja-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Hungarisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë dhe Sllovenisë miratuan një dokument të titulluar “Rezultatet e takimit të përfaqësuesve të Shoqatave Kombëtare të Evropës Juglindore”, si dhe një kornizë për bashkëpunimin në kuadrin e mësipërm të titulluar ” Fqinjët ndihmojnë të parët”
Në takim u ra dakord që të krijohet një grup zbatimi që do të punojnë në krijimin e një plan veprimi dhe monitorimin e zbatimit të këtij plani.

 

Në takim morën pjesë dhe përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

 

Ndajeni me miqte tuaj: