(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës: Përgatitja pandemike në një botë të ndarë

Sy ne Davos

 

30 Janar 2018 |

Në Forumin e 18-të Ekonomik Botëror në Davos të Zvicër që u mbajt më 23-26 Janar 2018, Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK) theksoi nevojën urgjente për një gatishmëri pandemike, dhe veçanërisht mënyrën se si ajo duhet të përforcohet në nivel lokal.

“Viruset mund të zhvendosen kudo në botë dhe shumë shpejt. Sëmundjet nuk njohin kufij. Asnjëri prej nesh nuk është i sigurt deri sa të gjithë të jemi të sigurt “, tha në Forum Sekretari i Përgjithshëm i FNKK&GjK, Elhadj As Sy. Duke rimarrë dhe një herë shembullin e Ebolas, Zika, kolerës, dhe shpërthime të tjera pandemike të kohëve të fundit, ai theksoi nevojën për të ndërtuar kapacitetet lokale për monitorimin, trajnimin dhe një përgjigje emergjente, pjesa dërrmuese e të cilave kryhen nga aktorë vendës sic janë dhe vullnetarët e KK dhe të GjK.

Tema e Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2018 “Krijimi i një të ardhme të përbashkët në një botë të copëtuar” çoi në debat rreth manifestimeve të shumta të këtij fakti. “Bota jonë mund të jetë më e lidhur se kurrë më parë”, tha z. Sy, “por është më e copëtuar dhe e ndarë”.

  1. Sy foli gjithashtu për emigracionin, duke theksuar mënyrën sesi mediat mund të përshkruajnë një tablo më të shenjtë dhe të mëshirshme mbi shkaqet e emigrimit dhe të drejtat e dinjitetin e migrantëve, në vend që të fokusohen tërësisht në sfidat e pranimit të emigrantëve në vendet e ndryshme të tranzitit dhe të destinacionit.

FNKK nënvizoi gjithashtu, mënyrën se si bizneset duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë me qeveritë dhe organizatat humanitare për të ndërtuar mundësi rikuperuese lokale me qëllim që ti bëhet ballë fatkeqësive dhe krizave. Z. Sy theksoi përparimin e bërë në partneritet me kompanitë globale, për të arritur këtë në mbarë botën. Ai gjithashtu vuri në dukje rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të kompanive të sigurimeve si në përgatitje ashtu dhe në përgjigjen ndaj fatkeqësive – rolin e kompanive të risigurimit si “Swiss Re” dhe “Zurich Re” – si një mënyrë ndryshe për të mbrojtur jetën dhe mjetet e jetesës përballë goditjeve dhe rreziqeve të përsëritura.

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshëm i FNKK&GjK për Partneritetin Jemilah Mahmood, ekspozoi rastin për FNKK&GjK dhe organizatave të tjera humanitare në shqyrtimin e metodave inovative për të financuar nevojat humanitare gjithnjë në rritje, me fokus të veçantë në potencialin e financave Islamike. Ajo foli gjithashtu, mbi parësinë  që merr roli i arsimimit – si në mjediset humanitare, ashtu dhe për vlerat humanitare.

Gjatë javës së zhvillimi të Forumit Ekonomik Botëror, u zhvilluan takime me një numër partnerësh operacionalë të FNKK&GjK-së, ku u kërkua që Federata të vazhdojë të ruaj lidershipin në përmbushjen e sfidave humanitare globale. “Ishte një javë në të cilën ne riafirmuam humanizmin tonë kolektiv dhe ndërmorëm hapa konkretë për të çuar përpara përpjekjet tona kolektive për t’i shërbyer një bote në nevojë humanitare”, do të thoshte Z. SY.

Ndajeni me miqte tuaj: