(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Fillim i mbarë në veprimtaritë humanitare në degën e KK Elbasan.

Elbasan Qamili Guranjaku 5
Muaji janar si muaji i parë i veprimtarive, ka filluar mbarë në degën e KK Elbasan. Mbështetur në gatishmërinë e vullnetarëve të programeve të ndryshme dhe në planin e veprimit të degës janë zhvilluar një sërë veprimtarish në fusha të ndryshme, ndër të cilat veçojmë:
– Veprimtaritë e zhvilluara në fushën e shëndetit: në projektin “Parandalimi i HIV/AIDS”, (takime në shkollat e mesme të qytetit). 100 përfitues, 6 vullnetarë të angazhuar. Në projektin “Higjiena personale”, (seancë informimi në shkollën 9-vjecare “Qamil Guranjaku”), 31 fëmijë përfitues, 3 vullnetarë të angazhuar. Në projektin “Droga, Duhani, Alkooli” (seancë sensibilizimi në shkollën “Qamil Guranjaku”, 28 nxënës përfitues, 3 vullnetarë të angazhuar. Në projekti “Promovim për dhurim vullnetar falas të gjakut”, (seanca sensibilizimi pranë Fakultetit të Mjeksisë Teknike.
 
Një punë e mirë është bërë për anëtarësimet e reja, ku vetëm për muajin janar janë rekrutuar 650 anëtarë të rinjë, ndërsa numri i vullnetarëve të angazhuar është 100
Përgatitje dhe përgjigja në raste katastrofash mbetet gjithnjë një nga prioritet e degës. Është kjo arsyeja që me vullnetarët e këtij programi është realizuar një takim me qëllim rifreskimin e skuadrës për raste katastrofash. Në takim ku morën pjesë 50 vullnetarët e skuadrës, u diskutua rreth detyrave që ka secili anëtar i skuadrës për një përgjigje sa më efikase në raste katastrofash. qe te pergjigjen ne raste emergjencash, apo diçka tjetër.
Në veprimtaritë e Programit të Rinisë prioritet u është dhënë takimeve të organizuara me të rinjtë e shkollave të mesme “Ahmet Dakli” (një takim) dhe “Dhaskla Thodri” (3 takime) në kuadër të zhvillimit të lëndës së shërbimit komunitar, ku me nxënësit është folur dhe diskutuar për gjerësisht për veprimtaritë e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe lëvizjen ndërkombëtare të KK, misionin dhe parimet themelore të tij. (u angazhuan 19 vullnetarë dhe përfituan 190 nxënës)
 
Gjatë këtij muaji kanë zhvilluar Kurset e Ndihmës së Parë për kandidatë për drejtues automjeti 364 kursantë, ndërkohë që po punohet për sensibilizimin e institucioneve dhe zhvillimin e kurseve të NP me punonjësit e tyre.
Qendra ditore për pleqtë e vetmuar e degës vazhdon të ketë një frekuentim të rregullt ditor (30-50 përfitues) nën kujdesin e një koordinatoreje dhe të vullnetarëve të degës. Sipas programit me frekuentuesit e qendrës zhvillohen vizitat mjekësore.
Ndajeni me miqte tuaj: