(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Festat e fundvitit dhe Kryqi i Kuq Shqiptar

Festat e fundvitit erdhën dhe shumë degë të Kryqit të Kuq Shqiptar janë në krye të aksionit humanitar për të qenë pranë njerëzve në nevojë. Të gjithë kanë të drejtë të festojmë!
Kështu Dega e KK Vlorë, krahas organizimit të një dreke festive në përfituesit e Projektit “Një vakt i ngrohtë për të moshuarit e vetmuar” nga vullnetarët e degës dhe me mbështetjen e Z. Shkëlqim Vreshtazi, anëtar i Këshillit të degës janë nxënësit e Shkollës jo publike “Internacional” që i janë bashkuar nismës së degës për të ndihmuar sa më shumë njerëz në nevojë.
Nga ndihma e Kryqit të Kuq kanë përfituar dhe fëmijët e “Shtepisë së Fëmijës”, që të organizuara nga vullnetarët e degës sollën festë në ambjentet e këtij institucioni.
Një drekë festive me të moshuarit e Qendrës Sociale të KK Durrës u organizua nga nxënësit e Shkollës “Ibrahim Kodra”, të cilët falë kontributit të të gjithë nxënësve të kësaj shkolle ndihmuan nxënësit në nevojë të shkollës së manzës. Ndërkohë që kontributi i nxënësve të shkollës “Turgut Ozal” me pako ushqimore shkoi për nxënësit e Shkollës në Katund e Ri.
Në Fier, janë nxënësit e shkollës jopublike “Flatrat e Dijes” dhe shkollës “Alen” që ndihmuan me pako ushqimore familjet më në nevoje të qytetit.
Ndërsa në Kuçovë, me kontributin e z. Vangjel Sholla u ndihmuan 10 familje në nevojë.
Në Berat, Dega e KK Berat, me mbështetjen e Selisë së KKSH, u erdhi në ndihmë familjeve më në vështirësi ekonomike të qytetit me pako ushqimore.
Në Librazhd, janë nxënësit e Shkollës Babje, Bashkia Librazhd që vizituan dhe gëzuan sëbashku të moshuarit e Qëndrës Ditore për të moshuarit.
Në Lezhë është “SHMB Zejmen” që kontribuoi me pako ushqimore dhe me rroba për nxënësit më në nevojë të kësaj shkolle.
Ndërsa vullnetarët e Degës së KK Laç që organizoi një veprimtari festive për fëmijët jetim dhe ata në nevojë.

Ndajeni me miqte tuaj: