(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Federata nderkombetare

ifrc_banner

Federata Ndërkombëtare e shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe përbëhet nga të gjitha shoqatat e Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe të njohura si të tilla. Ajo është krijuar në vitin 1919 dhe sekretariatin e ka të vendosur në Gjenevë.

Federata Ndërkombëtare e shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe koordinon ndihmën ndërkombëtare që sigurohet nga shoqatat kombëtare për viktimat e katastrofave natyrore dhe për refugjatët e zhvendosur jashtë zonave të konfliktit. Ajo gjithashtu ndihmon shoqatat e Kryqit te Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe për të zhvilluar kapacitetet e tyre, duke u ofruar asistencë teknike në planifikimin dhe ndërhyrjen në raste katastrofash dhe në zbatimin e projekteve në shërbim të njerëzve më në nevojë.

Për një informacion më të detajuar, vizitoni faqen e Federatës në internet në linkun këtu pranë ose në adresën:  www.ifrc.org

Ndajeni me miqte tuaj: