(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhetë Gjysmëhënës së Kuqe boton Raportin e katastrofave në botë, 2018”

“Qeveritë dhe institucionet ndihmëse mund dhe duhet të bëjnë më shumë që të mos ketë më me miliona njerëz jashtë vëmendjes” – thotë raporti i ri i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe“

Tiranë më 31 tetor 2018 – Miliona njerës të përfshirë nga një sitatë krize, ndoshta nuk marrin asistencën e nevojshme humanitare për të cilën ata kanë dëshpërimisht nevojë, thekson me tone të forta raporti i ri i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (Federata Ndërkombëtare), të publikua sot.

Raporti mbi katastrofat në botë 2018, i titulluar « Miliona ASNJË jashtë vëmendjes : sektori humanitar ndërkombëtar duhet të bëj më shumë për tiu përgjigjur nevojave të më nevojtarëve në botë », tregon se mungesa e fondeve nuk është i vetmi problem që kufizon numrin e personave në nevojë që janë identifikuar, vizituar dhe ndihmuar. Duhet të vlerësojmë se, edhe nëse të gjitha apelet humanitare të financohen plotësisht, një numër shumë i madhe personash do të mbeten mënjanë për arsye të përzgjedhjeve në veprim të donatorëve, aktorëve humanitarë dhe qeverive të Shteteve që janë prekur.

Kryqi i Kuq Shqiptar, thotë se : “Kjo është një thirrje për një reagim të menjëhershëm për të gjithë sektorin humanitar ndërkombëtar.”
“Të gjithë ne provojmë të bëjmë gjithçka me më pak, sepse burimet e gatshme nuk do të rriten asnjëherë me të njëjtin ritëm të nevojave humanitare. E për këtë ne duhet të bëjmë zgjedhjen më të mirë. Raporti mbi katastrofat në botë, formulon rekomandime të qarta mbi mënyrat dhe mjetet për të ndërhyrë, dhe Kryqi i Kuq Shqiptar po studion nga afër sesi t’i vërë ato në veprim në vendin tonë.”

Raporti mbi katastrofat në botë 2018 evidenton pesë arsyet pse sistemi humanitar ndërkombëtar nuk merret me më shumë persona. Ato janë mungesa e fondeve, mungesa e qasjes fizike, mungesa e mos njohjes saktësisht se kush është në nevojë dhe si duhet të ndihmohen më mirë ata, dhe mungesa e fleksibilitetit që pengon zgjerimin e ndihmës humanitare për njerës që ndodhen jashtë fushave tona tradicionale – konfliktet, katastrofat, zhvendosje e popullsisë dhe sëmundjet.

Raporti bën thirrje për një transformim të thellë të mënyrës sesi burimet mund të lejohen të përdoren, në mënyrë që të vendosen më shumë fonde dhe besim në organizatat humanitare lokale dhe kombëtare.

Në shumë raste, personat e izoluar dhe në vështirësi për t’u arritur, mund të ndihmohen më mirë nëse aktorët humanitarë lokal dhe ata kombëtarë do të jenë të pajisur me të gjitha kapacitetet dhe burimet e nevojshme për të bërë më shumë në vendin e tyre. Aktorët lokal janë shpesh, të vetmit që mund të mbërrijnë deri te personat në zonat më të izoluar dhe më pak të sigurta, dhe ata sjellin një informacion të pa krahasuar për popullsinë, vuajtjet e të cilës nuk janë të njohura.

Me gjithë angazhimet e shumta ndërkombëtare që janë marrë në mbështetje të aktorëve lokal dhe kombëtar, progresi në këtë drejtim është i ngadaltë. Vetëm 2.9% (603 milion dollar) e ndihmës humanitare ndërkombëtare janë dhënë drejtpërdrejt për ndërhyrje lokale dhe ndërkombëtare në vitin 2017

Për një lexim të plotë të Raportit, klikoni në : www.ifrc.org/wdr18.

Ndajeni me miqte tuaj: