(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“Faleminderit, që më shpëtuat jetën” – 14 Qershor, Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut 2015

Poster 2015-02 (1)

14 Qershor, Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut 2015

Nga 1 – 10 qershor kanë dhuruar gjak 310 persona.

Çdo vit, më 14 Qershor, kremtohet Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut. Kjo ditë, është një ditë falënderimi për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut për atë cfarë ata dhurojnë, që ndryshe nga shumë dhurata shpëton jetë. Kjo ditë shërben gjithashtu për të ndërgjegjësuar komunitetin për nevojën për dhurime të rregullta, të sigurta, dhe të mjaftueshme për pacientët në nevojë.

Këtë vit, logo e përdorur në të gjithë botën është: “Dhuro gjak, dhuro falas, dhuro shpesh!”

Kryqi i Kuq Shqiptar është duke punuar me intensitet në të gjithë degët e tij, për të përçuar mesazhin: “Faleminderit që më shpëtuat jetën!”. Janë të shumtë institucionet që i janë bashkangjitur fushatës që po organizohet dhe të shumta janë seancat e dhurimit të organizuara në bashkëpunim me QKTGJ dhe bankat e gjakut në rrethe.

Vetëm në periudhën 1-10 Qershor janë ofruar për dhurim gjaku vullnetarisht mbi 400 qytetarë dhe kanë dhuruar gjak 310 persona. Ndërkohë që janë të shumta individët dhe institucionet që janë treguar të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre human në ditët në vazhdim.

 Në të gjithë vendin, Kryqi i Kuq Shqiptar organizon seanca dhurimi. Kështu më 14 qershor në Parkun Rinia duke nisur nga ora 9.00 dhe në rrethe në bashkëpunim me degët përkatëse

 “Bashkohuni me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe dhuroni gjak!“

Për më shumë informacion merrni kontakt me Degët e Kryqit të Kuq, ose dhe drejtpërdrejt me Bankat e Gjakut

Kryqi i Kuq Shqiptar

Ndajeni me miqte tuaj: