(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Emigrimi: Përgjigja humanitare në Europë.

Emigrimi Greqi

Shifra dhe fakte/ 10 nëntor 2015

Nga fillimi i vitit 2015, janë më shumë se 792 883 persona që kanë lëvizur apo që po lëvizin nëpër Europë. Pikat e para të hyrjes janë Greqi dhe Italia, dhe një numër më i vogël emigrantësh të mbërritur në Qipro, Maltë dhe Spanjë. Janë 3 440 persona që kanë vdekur apo që kanë humbur në det në këtë periudhë. Vendet më të zakonshme të origjinës së këtyre emigrantëve janë Siria, Afganistani, Eritrea dhe Iraku,

Pjesa më e madhe e njerëzve mbërrijnë nga Turqia në Greqi nëpërmjet mjeteve të ndryshme të lundrimit. Prej këtej ata udhëtojnë me tren, me autobus apo dhe në këmbë drejt veriut, nëpërmjet pesë shteteve për të mbërritur në Gjermani dhe në vende të tjera të destinacionit. Pjesa më e madhe nuk qëndrojnë më shumë se 12-48 orë në secilin vend që kalojnë. Ndërkohë që vendi i parë i destinacionit mbetet Gjermani, disa prej tyre qëndrojnë në Austri apo vazhdojnë udhëtimin e tyre për në Belgjikë, Danimarkë, Suedi, Norvegji, dhe Finlandë.

Njerëzit nevojtarë në lëvizje kanë nevojë për strehim, ushqim dhe ujë, e po kështu dhe për ndihmë të parë dhe përkujdesje mjekësore. Dimri në mbërritje është një tjetër problem i madh humanitar.

Sipas UNHCR, numri i emigrantëve që kanë mbërritur vetëm në Tetor, është afërsisht i barabartë me numrin e përgjithshëm të mbërritur gjatë vitit 2014.

Numri i personave të mbërritur në Greqi është rritur dhe ka arritur në një mesatare prej 7 000 persona në ditë.

Itinerari i parë i migrimi nga Greqia, vazhdon të jetë nëpërmjet Ish Republikës jugosllave të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, nga koha kur Hungaria mbylli kufijtë me Kroacinë në 16 shtator. Një grevë e hekurudhave në Greqi, e kohëve të fundit, ka bërë që numri i personave të mbërritur në Maqedoni të bjerë, dhe po për të njëjtën arsye, pritet që numri i personave që do të mbërrijnë pas ca ditësh të shkojë në 8 000 në dit.

Kohët e fundit, situata në Slloveni dhe në Kroaci është përmirësuar në mënyrë të dukshme për arsye të një komunikimi më të mirë ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë që ka çuar në një koordinim të mbërritjes së emigrantëve. Kjo ka përmirësuar gjithashtu, përgjigjen humanitare duke qenë se autoritet sllovene janë duke vepruar shumë më mirë për t’i bërë ballë numrit të madh të të mbërriturve në vend.

UNHCR prêt që një numër tjetër prej 600 000 emigrantësh të mbërrijnë në Europë në periudhën nëntor 2015 – shkurt 2016.

Më 5 nëntor, Komisioni Europian vlerësonte se më shumë se më shumë se tre milion persona priten të mbërrijnë në Bashkimin Europian deri në vitin 2017

Shifra dhe fakte

Në shifra

Mbërritur

  • Gjithsej: 792,900 persona më 2015[1]
  • Greqi: 647,600 persona mbërritur me det në 2015
  • Itali: 141,500 persona mbërritur me det në 2015. Një numër i vogël njerëzish e kanë marrë këtë rrugë për shkak të përkeqësimi të sigurisë në Libi.
  • Të tjerë: Një numër i vogël kanë mbërritur në Qipro, Maltë dhe Spanjë.

Kalim tranzit

  • Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë: 124,500 persona (zyrtarisht të regjistruar)
  • Serbi:                                           349,800 persona më 2015
  • Kroacia:                                           342,800 persona më 2015
  • Hungari:                                           391,000 persona më 2015
  • Sloveni:                                           171,000 persona më 2015

Destinacioni

  • Gjermani: më shumë se 520,000 persona
  • Finland: më shumë se   25,000 persona
  • Të tjerë: Një numër në rritje të azil kërkuesve janë raportuar në Austri, belgjikë, Holandë, Suedi dhe Norvegji.

Turqi:

  • 2,500,000 persona të zhvendosur jetojnë aktualisht në Turqi. Vendi ka strehuar më shuëm persona se cdo vend tjetër në botë.

Përgjigja e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe

Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe është duke vepruar në 28 vende në mbarë Europën, në përgjigje të nevojave imediate dhe atyre afatgjata.

Apele të veçanta emergjencë janë bërë posaçërisht për Italinë, Greqinë, Serbinë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Hungarisë dhe Turqisë. Një apel i rishikuar është lëshuar për Greqinë më 23  tetor duke katërfishuar fondet e kërkuara për ndihmë për 200 000 persona. Apele emergjence për Italinë dhe Serbinë janë rishikuar gjithashtu kohët e fundit. Po kështu janë alokuar fonde nga Fondi i Emergjencës i FNKK për ndihmë në raste katastrofash për të mbështetur Shoqatat Kombëtare në, Greqi, Serbi, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Hungari, Kroaci dhe Slloveni.

[1] Të gjitha shifrat janë marrë nga UNHCR më 10 nëntor

Ndajeni me miqte tuaj: