(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Emigrantët, Rocca (Kryqi i Kuq Italian): “Marrëveshja e BE-Turqi krijon mundësinë për dëbime të vërteta të emigrantëve”

Rocca me Komisaren Cretu

 

 

Përfundoi në Bruksel (dje më datë 5 prill) vizita e z. Francesco Rocca, President i Kryqit të Kuq Italian dhe Zëvendës President i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Tema kryesore e takimit me Komisaren europiane për politikat rajonale Corina Cretu ishte ajo e migracionit dhe e integrimit.

 

Për Komisaren Cretu, bashkëpunimi mes Bashkimit Europian dhe autoriteteve vendore është themelor.

 

Në këtë kuptim, Kryqi i Kuq është një nga aktorët më të rëndësishëm në vend, me të cilin Komisioni Europian është i gatshëm të punoj, duke pasur parasysh veprimtarinë e tij të rëndësishme krahas asaj të institucioneve, si ato europiane, ashtu dhe atyre vendore. Corina Cretu theksoi gjithashtu se se ndërtimi i mureve nuk është përgjigje, dhe se duhet të sigurohemi që në Europë të mos krijohen “organizma paralele” me tonat. Në këtë drejtim Presidenti Rocca theksoi rëndësinë e një pune integruese e cila përshkon disa pika: punën e përditshme në komunitet krah të gjithë nevojtarëve dhe bashkëpunimi me OJQ-të dhe autoritetet vendore.

 

Për këtë arsye, ai ftoi Komisioneren Cretu të vizitoi Qendrën Fenoglio të Kryqit të Kuq Italian në Settimo Torinese, në maj ose qershor të këtij vitit, qendër në të cilën ka pasur dhe raste kur refugjatë dhe emigrantë të bëhen vullnetarë dhe agjentë kulturore të Kryqit të Kuq. Corina Cretu shprehu shqetësimin e saj lidhur me mbi hapja e një rruge të re që kalon nga Adriatiku në Itali. Këtij shqetësimi Presidenti Rocca iu përgjigj se “mbyllja e rrugës ballkanike nuk do të pengojë trafikantët e qenieve njerëzore që të kërkojnë dhe të hapin rrugë të reja. Ndoshta Italia, do të jetë sërish në vijën e parë të frontit. Prandaj, duhet të përgatitemi për të ardhmen, si në nivel kombëtar ashtu dhe evropian. Kjo mund të realizohet, gjithashtu, përmes bashkëpunimit dhe integrimit ekonomik të vendeve të Mesdheut dhe të Afrikës veriore.”

 

Lidhur me marrëveshjen e BE-së-Turqi, z. Francesco Rocca përsëriti se nuk ka garanci për respektimin e të drejtave të njeriut, duke filluar nga “dëbime” reale të emigrantëve.” Kështu kanë marrë udhë anijet e turpit. Një zgjedhje e paqytetëruar që mohon të drejtat e patjetërsueshme për ata që ikin nga lufta,” tha Rocca.

 

Për Presidentin e Kryqit të Kuq Italian, Bashkimi Evropian duhet të miratojë një sistem sanksionesh ndaj vendeve që nuk respektojnë kuotat e “zhvendosjes” së emigrantëve.

 

Ndërkohë në Greqi, Kryqi i Kuq Grek është duke punuar në të gjithë vendin për të siguruar mbështetje bazë për dhjetëra mijëra njerëz. Deri më sot 4 000 vullnetarë të Kryqit të Kuq Grek kanë ndihmuar më shumë se 250 000 njerëz në nevojë..

 

Ndajeni me miqte tuaj: