(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Emigrantët nevojtarë në lëvizje kanë nevojë për strehim, ushqim, ujë, ndihmë të parë e përkujdesje mjekësore.

Emigrimi foto

18 dhjetori – Dita botërore e emigrantëve.

Një  informacion i përditësuar për situatën e emigrantëve ne Europë në këtë prag dimri. Që nga fillimi i vitit 2015, më shumë se 950,000 1  persona janë zhvendosur apo janë duke u zhvendosur në Europë. Pikat kryesore të hyrjes janë Greqia dhe Italia, dhe në një numër më të ulët Qipro, Malta dhe Spanja. Numri mesatar i personave të mbërritur në Greqi për muajin dhjetor është 3 400 persona në ditë. 2  Gjatë kësaj periudhe kanë vdekur apo kanë humbur në det 3 605 persona. Vendet kryesore të origjinës janë Siria, Afganistani, Eritrea dhe Iraku.

Pjesa më e madhe e njerëzve mbërrijnë me anije nga Turqia në Greqi. Prej këtej, ata udhëtojnë me tren, autobus, dhe në këmbë nëpër pesë vende për të mbërritur në Gjermani dhe në vende të tjera ku kanë destinacionin. Gjermania është vendi i parë i kërkuar për të mbërritur dhe raportimet e reja nga 8 dhjetori tregojnë se vendi do të arrij të presë një milion emigrantë deri në fund të 2015. Megjithatë kreu i këtij shteti, znj. Merkel ka njoftuar më 14 dhjetor se vala e emigrantëve në Gjermani do të reduktohet, ndërkohë që detajet sesi kjo do të arrihet mbeten për tu informuar më vonë.

Rruga kryesore nga Greqi vazhdon të mbetet nëpërmjet Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë. Duke nisur nga 19 nëntori, këto shtetet ballkanike po zbatojnë kufizime të reja duke lejuar vetëm emigrantë me kombësi siriane, afgane dhe irakiane. Autoritet greke filluan të transportojnë, javën e kaluar emigrantë që qëndronin në pritje në kufi në Idomeni në Athinë. Më 9 dhjetor 2 500 persona janë vendosur në një sallë sporti në Kryeqytet. Ajo çfarë do të ndodh me emigrantët që nuk janë nga Siria, Afganistani dhe Iraku është akoma e paqartë.

Njerëzit nevojtarë në lëvizje kanë nevojë për strehim, ushqim dhe ujë, ashtu si dhe për ndihmë të parë apo përkujdesje mjekësore. Temperaturat në Ballkani dhe në Europën Qendrore kanë rënë, duke shtua kështu nevojat dhe duke vënë shumë njerëz në rrezik. Kryqi i Kuq ka filluar mbështetjen e tij dimërore, me kampet tranzitore për një numër në rritje personash që do të qëndrojnë për një periudhë kohore më të gjatë dhe për arsye se koha në dimër përkeqësohet. .

Shifra dhe fakte

Kanë mbërritur në 2015:

Gjithsej: 950 000 persona

Greqi: 798 000 persona kanë mbërritur me det;

Itali: 149 400 persona kanë mbërritur me det;

Të tjerë: një numër i vogël kanë mbërritur në Qipro, Maltë dhe Spanjë.

Kanë udhëtuar transit në :

  • Maqedoni: 511 300 persona;
  • Serbi: 530 000 persona;
  • Kroaci: 502 000 persona;
  • Hungari: 391 200 persona;
  • Slloveni:     327 000 persona.

Destinacioni:

  • Gjermani: 965 000 persona të mbërritur më 2015 (janar – nëntor);
  • Finlandë   14 900 persona
  • Të tjera: një numër në rritje azil kërkuesish janë raportuar Skandinavi, Austri, Belgjikë, Holandë, Finlandë, Suedi dhe Norvegji.

Në Turqi: Aktualisht në Turqi jetojnë 2 500 000 emigrantë. Turqi ka mirëpritur më shumë emigrant se çdo vend tjetër në botë.

Përgjigja e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe

Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe po i përgjigjen krizës së emigrantëve duke ndihmuar në 28 vende të Europës, duke ju përgjigjur nevojave të menjëhershme dhe atyre afatgjata. Më shumë se 65 000 vullnetarë kanë kontribuar si pjesë e kësaj përgjigje.

Apele emergjence janë realizuar në ndihmë të shoqatave simotra të Italisë, Greqisë, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Hungarisë dhe Turqisë. Një apel i rishikuar për Greqinë është lëshuar më 23 tetor, apel që katërfishon fondet e shënuar për të ndihmuar 200 000 persona. Po kështu është rishikuar apeli shoqatat simotra të Kryqit të Kuq të Italisë dhe Serbisë.

Një apel emergjence rajonal është lëshuar më 20 nëntor nga FNKK. Ndërkohë që janë akorduar ndihma nga Fondi për emergjencën e Federatës ndërkombëtare (DREF) për shoqatat si motra në Greqi, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Hungarisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë.

  1. UNHCR
Ndajeni me miqte tuaj: