(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Elkhan Rahimov, i ngarkuar me detyrën e Drejtorit të Zyrës Rajonale të Europës viziton Kryqin e Kuq Shqiptar

Elkhan Rahimov, i ngarkuar me detyrën e Drejtorit të Zyrës Rajonale të Europës, të Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe bëri një vizitë në Kryqin e Kuq Shqiptar.
Gjatë vizitës së tij, Elkhan Rahimov u njoh me punën e deritanishme të Kryqit të Kuq Shqiptar, dhe përfaqësuesve të Federatës ndërkombëtare të angazhuar drejtpërdrejt në realizimin e një operacioni të gjerë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Ai diskutoi me ta për përmbylljen e fazës së parë të këtij operacioni, asaj të emergjencës dhe kalimin në një mbështetje afatgjatë të popullsisë së prekur nga tërmeti, si dhe përfaqësimin e Kryqit të Kuq (komponentëve të tij vendor dhe ndërkombëtar) në Konferencën e donatorëve për Shqipërinë që do të mbahet më datë 17 shkurt në Bruksel.
Gjatë vizitës në vendin tonë, ai pati dhe një takim në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë me z. Sokol Gjoka, Drejtor i Drejtorisë së Organizatave Ndërkombëtare.

Ndajeni me miqte tuaj: