(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ekipet e Kryqit të Kuq në terren, ndërkohë që temperaturat e ulëta kanë pushtuar Europën

bjellorusi-dimri-11

 

10 January 2017
Nga Nichola Jones, FNKK

 

Batanije, ushqim të nxehtë dhe të ndihmës së parë janë duke u siguruar nga qindra vullnetarë në të gjithë Evropën ndërkohë që moti i ashpër i këtij dimrit vazhdon të godasë Europën. Në ditët e fundit, në disa zona është raportuar se temperaturat kanë rënë më poshtë se -30 gradë Celsius, ndërkohë që raportohet se janë humbur të paktën 40 jetë njerëzish.

 

Vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe janë në terren nga Turqia në Itali duke dhënë mbështetje për ata që janë në më në nevojë, përfshirë këtu dhe azilkërkues, refugjatë, të pastrehë dhe të moshuar. Në Ukrainën Lindore, njerëzit e detyruar për të lënë shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit të vazhdueshëm janë në rrezik serioz, ndërkohë që vetëm këtë muaj janë raportuar 18 të vdekur. Kryqi i Kuq Ukrainas ka në terren nëntë ekipe të reagimit të shpejtë që jep mbështetje emergjente dhe ndihmë të parë, ndërkohë që janë ngritur tenda me ngrohje në të gjithë vendin për të siguruar strehim, ushqim të nxehtë dhe veshje për më shumë se 1 000 persona..

 

Drejtor Rajonal për Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Evropë, Simon Missiri, ka thënë: “Moti i ashpër i këtij dimri ka vënë në rrezik serioz njerëzit më nevojtarë. Vullnetarët tanë janë duke vepruar në të gjithë rajonin me veprimtari të ndryshme mbështetëse – ndihmë për shoferët e bllokuar, sigurimi i ushqimit të ngrohtë dhe rroba të ngrohta për njerëzit e pastrehë dhe emigrantët dhe transportimin e pacientëve të bllokuar nga dëbora për në spitale”.

 

Në Greqi, Kryqi i Kuq grek është duke punuar në kampet e azilkërkuesve dhe të refugjatëve për të siguruar ushqim, batanije, veshje dhe përkujdesje mjekësore. Vullnetarët e KK Grek janë gjithashtu në rrugë dhe në stacionet e metrosë në Athinë duke ofruar kontroll mjekësor për të pastrehët.

 

Kryqi i Kuq në Serbi është duke siguruar ushqim të nxehtë, veshje dhe informacion për emigrantët dhe komunitetet lokale.

 

Në Jug të Italisë, Kryqi i Kuq është duke patrulluar rrugët për të siguruar ushqim dhe veshje të ngrohtë për njerëzit e pastrehë. Ekipet e emergjencës janë duke bërë transportimin e pacientëve nga zonat e bllokuara.

 

Në Bullgari, Kryqi i Kuq po punon pranë qendrave të ngritura për të pastrehët, për të dhënë informacion e nevojshëm sesi mund dhe duhet luftuar hipotermi.

 

Në Bjellorusi, ku dhjetë njerëz janë raportuar të kenë vdekur, Kryqi i Kuq ka ngritur tenda të nxehta në të gjithë vendin për të siguruar ushqim të nxehtë, strehim dhe veshje të ngrohtë për gati 10 000 njerëz. Ekipet e Kryqit të Kuq bjellorus, janë në rrugë, duke ndihmuar shoferët e bllokuar nga bora e madhe, por dhe në landfiled e plehrave, ku shumë të pastrehë drejtohen për të siguruar jetesën e tyre, duke u ofruar ushqim, batanije dhe ndihmë të parë, por dhe përkujdesje mjekësore bazë.

 

Ushqim i nxehtë është dhënë gjithashtu, nga ekipet e Kryqit të Kuq në Rumani dhe Poloni, ku temperaturat kanë shënuar nën zero.

 

Në Shqipëri, ekipet e Kryqit të Kuq Shqiptar kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet e situatës, duke shpërndarë ushqim, batanije dhe kite higjienike për familet më në nevojë në katër zona nga më të prekura nga ky dimër : Peshkopi, Kukes, Puka and Shkodra. Shpërndarje batanijesh dhe ushqimesh janë bërë në Tiranë për të pastrehët dhe të moshuarit. Ekipet e emergjencës sa Kryqit të Kuq Shqiptar janë në gadishmëri për të ofruar ndihmë të parë dhe mbështetje sociale për të gjithë njerëzit në nevojë

 

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: