(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ekipet e Kryqit të Kuq Italian në gatishmëri me shërbime kërkimi dhe shpëtimi për të shpëtuar jetë në Mesdhe.

Kryqi i Kuq Italian 8 qershor

 

Publikuar më 7 qershor

 

Personel mjekësor nga Kryqi i Kuq Italian i janë bashkangjitur me Stacionin e Ndihmës (MOAS – Migrant Offshore Aid Station) në bordin e anijes “Phoenix”.

 

Nga Nichola Jones, FNKK

Personel mjekësor të Kryqit të Kuq Italian i janë bashkangjitur ekipit të Stacionit të Ndihmës MOAS në bordin e anijes Phoenix ndërkohë që ajo kthehej nga Malta këtë të hënë.

Misioni i përbashkët është një dëshmi e hapave të ndërmarra nga Kryqi i Kuq Italian në përgjigje të përshkallëzimit të krizës së emigrantëve në Mesdhe. Ndërkohë ekipet e emergjencës së tij veprojnë prej kohësh në portet dhe në qendrat e azilkërkuesve në të gjithë Italinë. Kjo është hera e parë që shoqata ka ndërmarrë një veprim në ujë për të ndihmuar operacionet jetë shpëtuese.

Kryqi i Kuq Italian 8 qershor 1Presidenti i Kryqit të Kuqë Italian, Francesco Rocca tha: “Mijëra njerëz kanë vdekur këtë vit në detin Mesdhe dhe për fat të keq nuk ka shenjë që kjo do të përfundojë.”

“Vullnetarët tanë janë duke bërë një punë të pa imagjinueshme në mbarë Italinë, por ne dëshirojmë që të ofrojmë ekspertizën jetëshpëtuese të mjekëve dhe infermiereve tanë në momentet kritike kur burrat, gratë, fëmijët janë në kthetrat e vdekjes në det.”

MOAS është një mision bamirës i dedikuar në jetë shpëtimin në det, nëpërmjet ofrimit të një eksperience profesionale në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve në vështirësi në det. Ai është krijuar në tetor 2013, pas vdekjes së 400 personave në brigjet e ishullit të Lampeduzës.

Një mjek dhe dy infermiere të Kryqit të Kuq Italian do të punojnë në bordin e Feniks ndërkohë që anija do të patrulloj në detin Mesdhe në përgjigje të thirrjeve që do të mbërrijnë.

Feniks është një anije 40 metra e gjatë e pajisur me dy dronë dhe me dy anije të vogla të shpejtësive të mëdha, si dhe një ekip prej 20 marinarësh, shpejtuesish, ndihmës mjekësh dhe me një klinikë mjaft mirë të pajisur.

Krijuesi i MOAS, Christopher Catrambone tha: “Këtë vit ne jemi duke u përgatitur për një sezon akoma dhe më të vështirë. Por me përkushtimin e madh, profesionalizmin dhe eksperiencën e ekipit tonë dhe të partnerëve të tillë si Kryqi i Kuq, ne do të punojmë pa u lodhur për të parandaluar të tjera tragjedi njerëzore të ndodhura në situata të dëshpëruara.”

Kryqi i Kuq Italian është duke punuar në porte dhe në brigjet e Sicilisë, Kalabrisë, Kampanjas dhe Liuguria. Ai është duke dhënë mbështetje dhe ndihmesë në mbarë vendin në më shumë se 70 lokalitete, në pika të tilla si qendra për azil kërkuesit, qendra për minorenë të pa shoqëruar, apo qendra shëndetësore.

Më shumë se 2000 vulnetarë janë duke punuar në mbarë Italinë, e cila këtë vit është kthyer në destinacion për më shumë se 48 000 persona. Llogaritet se 2800 persona kanë vdekur apo janë zhdukur në Mesdhe vetëm këtë vit.

Rocca që është njëkohësisht dhe Zëvendëspresident i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, tha: Ne vazhdojmë t’i bëjmë apel udhëheqësve të botës që t’i bëjnë rrugët legale dhe të sigurta për njerëzit që largohen nga dhuna dhe varfëria.”

“Deri sa kjo të ndodhë, numri i të mbyturve në det do të vazhdojë të rriten dhe familjet e tyre do të vazhdojnë të vuajnë. Kryqi i Kuq është krenar që është pjesë e aktivitetit jetëshpëtues të MOAS, sepse kjo është jetësore, por kjo nuk është zgjidhja për jetët e humbura nga nevoja.”

 

Ndajeni me miqte tuaj: