(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

E ardhmja e Sirisë varet nga një zgjidhje politike e konfliktit

Syria: Tal Annaqa, Homs governorate, 21 April 2016 
 
Elhaj As Sy, IFRC Secretary General receives the gift of a flower from Abdallah and his sister, while visits a distribution point in Tal Annaqa, Homs Governorate. _ _Providing practical support to SARC in delivery of logistics, including warehousing and distribution is a key assistance by the IFRC, helping to ensure that relief from SARC's wide range of partners reach the people who need it most. 
 _The IFRC supports SARC in its response to the five-year crisis in the country, particularly in health, logistics, livelihoods, relief, and the overall development of the National Society. _ 
Photo: Stephen Ryan / IFRC

 

 

Gjenevë, 31 mars 2017 – Në përfundim të vizitës së tij të tretë në Siri dhe një javë përpara një konference të premtuar të nivelit të lartë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK) ka përsëritur lutjen e tij për t’i dhënë fund konfliktit.

 

“Nuk ka të ardhme për Sirinë pa një rezolutë politike në këtë luftë. Në gjashtë vitet e fundit, Siria është sjellë në prag të rrënimit. Shpresa për të ardhmen, mund të zero vend vetëm kur armët të heshtin, dhe paqja të bëhet prioritet i të gjitha palëve,”tha Sekretari i Përgjithshëm, Elhadj As Sy.

 

Gjatë vizitës së tij, z. Sy vizitoi El-Hisn, në rajonin e Homs-it dhe Al Qutayfah në rajonin rural të Damask.

 

“Homs është një vend shumë i ndryshëm nga ai që kam vizituar 12 muaj më parë. Vitin e kaluar, ajo që më çudiste ishte një heshtje shurdhuese. Tani, ka njerëz në rrugë që përpiqen që të kthejnë vendin në një lloj normaliteti, edhe pse mungesa e të rinjve është e dukshme,” tha Z. Sy. “Për mua është shumë e qartë, kjo dhe nga bisedat që kam pasur, se njerëzit duan të fillojnë të rindërtojnë jetën e tyre, dhe se ata janë duke parë nga ne për të marrë një mbështetje”

 

Në fshatin Al-Hisn, ku njerëzit kanë filluar dalëngadalë të kthehen, pas një periudhe shpesh të gjatë zhvendosje, Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane (GjKAS) dhe FNKK&GjK po mbështesin familjet për të rindërtuar jetën.  GjKAS ka siguruar bagëti për familjet – dele dhe ushqim, shërbime veterinare dhe mbështetje teknike. Më vonë, familjet mund të shesin bagëtitë e tyre për të siguruar të ardhurat, ndërkohë që përfitojnë nga qumështi i tyre.

 

Në rajonin rural të Damaskut, Z. Sy vizitoi një tjetër nismë, ku GjKAS po trajnon gratë vendore në prodhimin e qilimave, – çka përkthehet në një mundësi të re ekonomike për disa prej tyre.

Prej këtyre iniciativave, GjKAS, FNKK&GjK dhe partnerë të tjerë synojnë të ndihmojnë rreth 37,000 familje me qëllim që të forcojnë jetesën e tyre gjatë gjithë vitit 2017.

 

“Kjo krizë mbetet, para së gjithash, një emergjence akute humanitare,” tha Z. Sy. “Megjithatë, sa herë që ne të mundemi, ne duhet të bëjnë një punë më të mirë për të mbështetur njerëzit që të bëhen më të fortë dhe më elastike. Shembuj të tillë kemi mjaft, por kjo nuk është e mjaftueshme – ne kemi nevojë që t’i sjellim ato në një shkallë më të lartë”.

 

Gjatë vizitës së tij, Z Sy u takua me Presidentin e GjKAS, Z. Khaled Hboubati, me të cilin u diskutua për vazhdimin e partneritetit mes GjKAS dhe FNKK&GjK, si dhe nevojën për të forcuar programet shëndetësore dhe ata që synojnë përmirësimin e jetesës. Ai u takua gjithashtu me Ministrin sirian të Punëve të Jashtme, H.E. Walid Muallem, me të cilin theksoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur GjKAS në përgjigje të nevojave në mbarë vendin. Në Damask, ai diskutoi me Koordinatoren e Përhershme e OKB-së, Z. Ali H. Al-Za’tari, si dhe me përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, partnerë të tjerë të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, dhe drejtues të agjencive humanitare.

 

Vizita e zotit Sy përkoi me lajmet tragjike nga Al-Tabaqa në rajonin e Raqqa-s, nga ku u raportua se një vullnetar i GjKAS ishte vrarë në krye të detyrës, më 27 mars.

 

“Kemi humbur deri më sot, 63 vullnetarë dhe staf të të Gjysmëhënës së Kuqe vendore, bashkë me 8 kolegë nga Dega për Sirinë e Gjysmëhënës së Kuqe palestineze. Pavarësisht nga kjo, njerëzit që kam takuar, mbetet mjaft të përkushtuar e të përqendruar në realizimin e misionit të tyre. Por, është e tmerrshme të masash përkushtimin dhe guximin e tyre, kur shikon numrin e lartë të atyre që kanë vdekur. Ne sërish, i bëjmë apel, të gjitha palëve që marrin përgjegjësitë e tyre që rrjedhin nga Drejta Ndërkombëtare Humanitare, dhe të marrin në mbrojtje punonjësit që ndihmojnë,” tha Z. Sy.

 

FNKK&GjK është rrjeti më i madh humanitar në botë që përbëhet nga mbi 190 Shoqata Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe që punojnë për të shpëtuar jetë dhe për të promovuar dinjitetin në mbarë botën.

 

www.ifrc.org – Facebook – Twitter – YouTube – Flickr

 

Ndajeni me miqte tuaj: