(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Drejtor i Zyrës për Europën i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, Dr. Simon Misiri,  viziton Shqipërinë

Shefi Europes Misiri

 

 

Në datën 29 dhe 30 Gusht,  zhvilloi një vizitë në  Kryqin e Kuq Shqiptar dhe në degët e tij në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, z. Simon Misiri, Drejtor i Zyrës për Europën i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.

 

Gjatë kësaj vizite ai u shoqërua nga Presidenti i KKSH, Magj. Ylli Alushi dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Artur Katuçi të cilët e njohën më nga afër me punën e bërë nga Kryqi i Kuq Shqiptar, dhe nga degët e tij,  në ndihmë të më nevojtarëve, veçanërisht në fushën e përgatitjes dhe ndërhyrjes në raste katastrofash, atë sociale, të shëndetit apo të ndihmës së parë.

 

Mbështetje dhe ndihma e Federatës ndërkombëtare, dhe posaçërisht Zyrës që ai drejton u evidentua në pritjen që i rezervuan z. Sokol Gjoka, Drejtor i Organizatave Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, Kryetarja e Këshillit të Qarkut në Shkodër znj. Greta Bardeli,  Prefekti i Tiranës, z. Admir Abrija, etj.

Kontributi i Federatës në vite, në fatkeqësitë e ndryshme që kanë prekur vendit tonë, dhe vetë Z. Simon Misiri për kontributin e tij u nderuar me certifikatën “Mirënjohje e Qytetit të Tiranës”,  nga Z. Ardrin Dalipi në një pritje të organizuar në ambientet e Këshillit të Qarkut, Tiranë.

 

Vizita është pjesë e një turi ballkanik dhe kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit me Shoqatat Kombëtare të këtij rajoni.

 

Ndajeni me miqte tuaj: