(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Dita ndërkombëtare e Rinisë, veprimtari të shumta të të rinjëve vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar

 

 

Të shumta dhe të ndryshme ishin veprimtaritë e të rinjëve të Kryqit të Kuq Shqiptar në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Ndër këto veprimtari veçojmë ato të realizuara nga të rinjtë e Degës së KK Tiranë, Kuçovë, Durrës, Elbasan, etj.

Kështu ndërsa të rinjtë e Degës së KK Tiranë organizuan takime të shumta përgjatë një jave me të rinjtë vullnetarë me qëllim përcjelljen e informacionit mbi vlerat humanitare, si dhe organizimin e veprimtarive të ndryshme në parkun “Rinia”, të rinjtë e Degës së KK Kuçovë zgjodhën që në këtë ditë të organizonin veprimtari pranë qendrës së të moshuarve, me frekuentuesit e saj.

Ndërsa të rinjtë e degës së KK Elbasan organizuan veprimtari në fokus rekrutimin e të rinjëve vullnetarë me moton “Bashkohu dhe Ti Kryqit të Kuq Shqiptar! Rinia – Forca jonë!” dhe organizimin e veprimtarive informuese në komunitet për këtë qëllim, të rinjtë e degës së KK Durrës zgjodhën që të ishin pranë pushuesve të shumtë në këto ditë Gushti me ekipet e Ndihmës së Parë.

Ndajeni me miqte tuaj: