Kryqi i Kuq Shqipëtar

Programi i gjakut

A mund të dhuroj gjak?

Përshtatshmëria për dhurim.

Kush  mund të dhuroj gjak?

  • Gjithkush që gëzon shëndet të mirë, i cili është i pranuar nga mjeku i bankës së gjakut
  • Personat me moshë 18-60 vjec dhe 17 vjec vetëm me lejen e prindit.
  • Personat me peshë trupore mbi 50 kilogram.

Sa shpesh mund të jepet gjak?

Koha ndërmjet dy dhurimeve është të paktën 8 javë. Meshkujt mund të dhurojnë një herë në 3 muaj ndërsa femrat një herë në 4 muaj.

Cilët persona përjashtohen përkohësisht nga dhurimi i gjakut?

  • Personat që janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për 1 vit
  • Personat që përdorin ilace me kohëzgjatje të ndryshme, që kanë bërë vaksina, të sëmurë me alergji, sëmundje akute, grip etj
  • Gratë shtatëzëna deri në një vit mbas lindjes
  • Femrat gjatë ciklit menstrual
  • Personat që kanë bërë akupunkture, tatuazhe, piercing, nëse nuk janë realizuar në kushte higjenike.
  • Personat që kryejnë marrëdhënie seksuale të rastësishme.

Cilët persona nuk mund të dhurojnë gjak përgjithmonë:

  • Personat jashtë kufirit të moshës 18-60 vjec
  • Alkolistët, të droguarit dhe personat që kanë sjellje seksuale me rrezik të lartë infektimi
  • Të sëmurët me anemi, sifiliz, SIDA, TBC, Hepatit C, B (verdhez), Epilepsi, sëmundje zemre, tumore malinje, sëmundje autoimune, Diabet i varur nga insulina.

Arësyet kryesore që kthehen dhuruesit

Mos humbisni KOHE... Sigurohuni që JU mund të dhuroni.

Ka disa arësye kryesore që për momentin,Ju, nuk mund të dhuroni gjak. Për të ndihmuar vullnetarët që mos të humbasin kohë më poshtë po ju informojmë mbi disa arësye që mjeku refuzon për të filluar procedurën e dhurimit:

Nëse:

  • ndjeheni jo mirë,keni kollë,dhimbje fyti,temperaturë?
  • 7(shtatë) ditët e fundit keni pasur një ndërhyrje tek dentisti?
  • keni kaluar ndonjë infeksion brënda dy javësh?
  • keni marrë antibiotik 7 ditët e fundit?
  • keni ndonjë problem kardio-vaskular?
  • keni kryer kohët e fundit ndonjë ekzaminim në spital?
  • keni bërë tatuazhe 4 muajt e fundit

Lajme

Galeria