Kryqi i Kuq Shqipëtar

Programi i gjakut

Grupet e gjakut

Prania në siperfaqe te eritrociteve të nje substance e quajtur antigen bën që njerëzit të kenë grupe të ndryshme gjaku.

Dy janë sistemet kryesore të grupeve të gjakut : Sistemi A, B, O dhe sistemi Rhezus. Në sistemin A, B, O dallohen katër grupe : Grupi Zero (0) , Grupi A, Grupi B dhe Grupi AB.

  • Grup A i gjakut ka vetëm antigenin A
  • Grup B ka vetëm antigenin B
  • Grup AB i ka të dyja
  • Grup 0 nuk ka asnjë

Ju nuk mund t’i dhuroni gjak dikujt në menyrë të drejtpërdrejt dhe nuk mund të merrni gjak nga i njëjti grup pa u kontrolluar ai.

  • Grupi 0 është grup Universal dhe mund t’i dhuroj gjak cdokujt.
  • Grupi A mund t’i dhuroj gjak grupit A dhe AB
  • Grupi B mund t’i dhuroj gjak grupit B dhe AB
  • Grupi AB mund t’i dhuroj gjak vetëm grupit AB por mund të marrë gjak nga grupet e tjera.

Në sistemin Rhezus dallohen dy grupe gjaku: Rhezus pozitiv (+) nëse antigeni “D” është i pranishëm dhe Rhezus negativ (–) nese antigeni “D” mungon.

Cdo njeri që ka një prej grupeve të gjakut në sistemin A, B, O është ose Rh (+) pozitiv ose Rh (–) negative.

Në popullsinë shqiptare grupet e gjakut ndodhen në përqindjet e mëposhtëme:

Grupi O 40.1%
Grupi A 36.7%
Grupi B 17.1%
Grupi AB 6.1%

Personat Rhezus pozitiv perbëjnë 85% të popullsisë ndërsa 15% e popullsisë janë Rhezus negativ.

Lajme

Galeria