Kryqi i Kuq Shqipëtar

Programi i gjakut

Dhurimi vullnetar i gjakut në Europë:

  • Në 46 vënde të rajonit dhurimi vullnetar e falas i gjakut është raportuar si një nga burimet kryesore për furnizimin me gjak të sigurtë për transfuzion.
  • Mbështetur në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit të rajonit të Europës numri i dhuruesve varion nga, më pak se 4.5 në 1000 banorë deri në 45 e më shumë në 1000 banorë.
  • Gjaku i dhuruar ka jetëgjatësi të shkurtër, kështu që dhuruesit e rregullt janë baza e një furnizimi të vazhdueshëm me gjak të sigurtë për plotësimin e nevojave.
  • Mbështetur në jetë gjatësinë e shkurtër të perbërësve të gjakut dhe moshën e popullatës,limiti standard për të dhuruar gjak janë 18-65 vjec. Në disa vënde të Europës ky limit shkon nga 17-70 vjec.Në vënde të tjera jashtë Europës kufiri limit i dhurimit varion nga 15 vjec (me lejen e prindit) deri në 70 vjec.
  • Dhuruesit e rregullt dhurojnë rregullisht, të paktën dy herë në vit.Ato janë burim i gjakut të sigurtë.Duke dhuruar gjak ato kontrollojnë rregullisht shëndetin e tyre si dhe ndjekin një mënyrë të shëndetëshme të jetuarit.
  • Prevalenca e markerave infektive në popullsinë dhuruese mund të variojë nga 0.001 deri ne 7.5 %lidhur me tipin e dhuruesve të gjakut.Nëse gjaku rezulton i infektuar p.sh me Hepatit B ,C ose HIV dhuruesi përjashtohet dhe gjaku nuk përdoret për transfuzion.
  • Rekordin botëror për dhurim gjaku e ka shënuar Maurice Ëood nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili në vitin 2004 dhuroi të 300-ën qese me gjak.

Lajme

Galeria