Kryqi i Kuq Shqipëtar

Programi i gjakut

Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë personal , i pa dhimbshëm por me vlera të mëdha humane dhe civile.

Dhurimi i gjakut nuk dëmton një organizëm të shëndoshë. Shumë dhurues gjaku thonë që ndjehen më mirë mbas dhurimit të gjakut. Nëse ka ndonjë shqetësim Ju lutem kontaktoni me mjekun e bankës së gjakut.

Përfitimet nga dhurimi i gjakut :

  • Dhurimi i gjakut rregullisht, bën mirë për shëndetin.
  • Një nga përfitimet që ka dhuruesi i rregullt i gjakut konsiderohet ndikimi lehtësues në sëmundjet e arterieve koronare. Gjithashtu dhurimi rregullisht i gjakut është trajtimi kryesor, jete shpëtues i të sëmurëve me Hemokromatoz të lindur si dhe Policitemi.
  • Analizat mbas dhurimit kanë një kosto të lartë.
  • Cdo dhurues gëzon një ditë pushim mbas dhurimit të gjakut (sipas ligjit nr.9739 dt.21.5.2007)

Zëvëndësimi i gjakut :

  • Organizmi ynë ka 5-6 litra gjak. Sasia që dhurohet është rreth 400-450 ml, një sasi e papërfillshme për një organizëm të shëndoshë
  • Gjaku zëvëndësohet shpejt, vëllimi , rruazat e bardha dhe trombocitet brenda 24 orëve ndërsa rruazat e kuqe mbas dy javësh.

Lajme

Galeria