Kryqi i Kuq Shqipëtar

Programi i gjakut

TË NDRYSHOJMË SITUATËN

"Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha veçse gjëra të vogla, por me dashuri të madhe!"

Nënë Tereza


Te nderuar lexues , Ju faleminderit që vizitoni faqen tone.

Ky web site është përgatitur me besimin se pavarësisht se kush jeni, ju mund të bëni ndryshimin. Ju jeni të ftuar që të bëni më të mirën për të bërë ndryshime të dobishme, dhe një ndryshim i vogël në drejtimin e duhur, përbën ndryshim.

Ju ndoshta keni pak mundësi për të ndryshuar gjendjen e përgjithshme, por ju mund të bëni diçka për gjendjen tuaj personale. Ju mund të filloni procesin e ndryshimit të qëndrimeve dhe të mendimit ndaj dhurimit të gjakut. Filloni me vetveten.

Ashtu si dhe slogani: “Gjaku i sigurt fillon me mua” ka lidhje si me ata që bëjnë politikë dhe me dhuruesit vullnetarë.

Informacionet në këtë faqe do ju informojnë dhe motivojnë për të kontribuar në shpëtimin e jetës të atyre që kanë nevojë për gjak.

Falë solidaritetit dhe humanizmit të njerëzve, Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka kontribuar në përmirësimin e cilësisë të jetës të pacientëve si dhe në shpëtimin e tyre.

Lajme

Galeria