(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“Dhuro Gjak, Shpëto Jetë! Bëje tani!”

Është ky një nga sloganet e përdoruara me të cilat Kryqi i Kuq Shqiptar i drejtohet institucioneve shtetërore e private për t’i bërë ata pjesë e kauzës së ti “Sigurimi i gjakut të mjaftueshëm e të sigurtë për të gjitha nevojat në vend deri në fund të vitit 2020”.

Prandaj dhe ky fillim viti në shumë nga degët e KKSH ka nisur i mbarë, sepse janë të shumta veprimtaritë sensibilizuese dhe seancat e dhurimit të gjakut. Kështu, ndërsa në Degën e KK Lezhë janë organizuar dy seanca dhurimi, një me qytetarët në ambientet e Qendrës Sociale të KK dhe tjetra me punonjësit e Bashkisë së qytetit, në Tiranë janë studentët e Universitetit “Luarasi”, punonjësit e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe punonjësit e Hotel “Piazza”, në Berat janë punonjësit e Bashkisë që janë bërë dhuruesit e parë të gjakut.

Sërish, Klinika KEIT ka organizuar seancën e radhës të dhurimit të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, duke u kthyer kështu në një shembull konkret sesi një iniciativë private mund të bëhet shembull dhe në veprimtaritë humanitare.

Disa nga veprimtaritë për dhurimin vullnetarë të gjakut janë organizuar në bashkëpunim me Aleancën e dhurimit të gjakut, duke qenë kështu një bashkëpunëtorë i denjë i saj në arritjen e objektivave që ajo i ka vënë vetes. Pjesëmarrja e Presidentit të republikës në seancat e dhurimit të gjakut në Lezhë dhe në Berat, realizuar në mbështetje që ky i fundit ka bërë, është një mbështetje për rezultate sa më të mira.

Mbështetur në rezultatet e arritura dhe në punën që po bëhet nga të gjitha strukturat e KKSH në qendër dhe në degë, mbështetur në rrjetin e gjerë të vullnetarëve, ne jemi optimistë se objektivat e vendosura për vitin 2019 janë plotësisht të arritshëm!

Ndajeni me miqte tuaj: