(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Dhurimi vullnetar i gjakut, po kthehet në një traditë.

Mis Universi 2016 5

 

 

Në Tiranë Klinika “KEIT”, por dhe institucione të tjera në degët e KK Lezhë, Shkodër, etj

Klinika Keit me Dr. Skerdi Faria, mjek i përkushtuar dhe mjaft human po e kthen në një traditë iniciativën e dhurimit vullnetar të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Sërish më 11 Prill u dhurua gjak në këtë klinikë, e kësaj herë iniciativës ju bashkua “Miss Universe, Albania”. Pjesëmarrëset e këtij eventi, ju bashkuan thirrjes të Kryqit të Kuq Shqiptar, jo vetëm në fushatën sensibilizuese, që me pjesëmarrjen e tyre mori nota mjaft pozitive, por dhe duke dhuruar gjak. Gjesti i tyre human tregoi edhe njëherë faktin që bukuria fizike është e plotësuar kur ndërthuret me bukurinë shpirtërore. Kësaj herë në Klinikën “KEIT” dhuruan 50 vetë.

Sensibilizimit të Degës së KK Lezhë, ju përgjigjen këtë vit mësuesit dhe nxënësit mbi 18 vjeç të Shkollës së Mesme “Hydajet Lezha” dhe “Kolin Gjoka” dhe Shkollës të Mesme, komuna Shënkoll. Vetëm nga puna sensibilizuese e degës Lezhë dhuruan rreth 50 vullnetarë.

Fushata sensibilizuese nën sloganin “Nga Unë tek Ti, një dhuratë për jetën” këtë muaj ka sensibilizuar studentët në Fakultetin Matematik-Fizik, Fakultetin Inxhinierisë të Ndërtimit, Akademinë e Biznesit, Shkolla e Mesme “Qemal Stafa” në Tiranë, Fakultetin e Edukimit Social Shkodër, Fakultetin Ekonomik, Durrës; Shkollën e Mesme “Siri Shapllo” në Gjirokastër, etj. Një shembull mjaft i mirë ishte në Gjirokastër fushata dhe rezultatet e saja në mjaft të mira në Fasonerinë “Cotex Tekstile” me drejtuesi turk z. Serdar Onder.

Ndërkohë që thirrjes së Degës së KK Lushnje ju bashkuan punonjës të administratës dhe polic të burgut të Kosovës, Lushnje. Po kështu Bankës së Gjakut Pogradec, ju bashkuan për të dhuruar vullnetarë të Kryqit të Kuq.

Vetëm në periudhën 1-15 Prill, janë dhuruar 304 njësi gjak, ndërkohë që kanë treguar gatishmërinë për të dhuruar dhe 200 qytetarë të tjerë.

Kryqi i Kuq Shqiptar, i fton të gjitha institucionet, kompanitë, organizatat që të mbështesin iniciativën e tij për të dhuruar gjak vullnetarisht, si e vetmja zgjidhje për një gjak të sigurt dhe të mjaftueshëm për të gjithë ata që janë në nevojë. Ne duhet të dhurojmë gjak vullnetarisht.

Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon përzemërsisht dhe u është mirënjohës të gjithë dhuruesit e gjakut për gatishmërinë e treguar për të dhuruar gjak. Faleminderit!

Kryqi i Kuq Shqiptar

 

Ndajeni me miqte tuaj: