(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Dhurimi i gjakut – një akt që shpëton jetë, është kthyer në një traditë

Canadien insituti dhurim gjaku mars 2015 4

“Secili nga ne,e ka fuqinë të marrë vendim që të shpëtohet një Jetë” thotë Koordinatorja e programit.

Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) ka krijuar një eksperiencë të mirë në promocionin e dhurimit vullnetar të gjakut. Falë një bashkëpunimi të ngushtë me Qendrën kombëtare të transfuzionit të gjakut dhe Ministrinë e Shëndetësisë, është rritur intensiteti i punës së tij duke e bërë shoqatën, lider në fushën e promocionit të dhurimit vullnetar falas të gjakut, ashtu siç dhe Strategjia e Ministrisë së Shëndetësisë për një gjak të mjaftueshëm dhe të sigurt e ka përcaktuar.

Gjatë periudhës Janar- Prill, veprimtaritë e KKSH janë shtrirë në 20 degë në mbarë vendin, jo vetëm degët e kategorisë së parë, por dhe në degë të tilla si Librazhd, Kavajë, Shijak, Tropojë etj. Në këto veprimtari janë angazhuar më shumë se 130 vullnetarë të trajnuar posaçërisht për këtë aktivitet.

Programi synon që nëpërmjet “promovimit të dhurimit vullnetar të gjakut” në grupet shenjë të interesuara, të rritet numri i dhurimeve vullnetare, për pasojë sigurimin e një sasie gjithnjë e më të madhe gjaku të sigurt. Nga fillimi i vitit e në vazhdim janë Gjatë kësaj periudhe janë mbledhur rreth 2 000 njësi gjak ose 8.3% më shumë se të njëjtën periudhë të një viti më parë. Disa nga mesazhet që KKSH ka përcjell në publik janë:

“Dhuro gjak, shpëto jetë”, “Nga Unë tek Ti, një dhuratë për Jetën ”, “Të dhurosh gjak të sigurt është një akt human, të marrësh gjak të sigurt është një e drejtë”.

Të shumtat kanë qenë individët dhe institucionet private e shtetërore që i janë përgjigjur thirrjes së KKSH për të dhuruar gjak vullnetarisht. Për një angazhim dhe kontribut maksimal në dhurimin e gjakut çdo vit, falënderojmë : Forcat tokësore Zall-Herr, Poshnje, Vau i Dejës, Drejtoria e Policisë, Fier; Ambasada Amerikane; Instituti Bujqësor në Kamzë, Universitetet në Tiranë, Durrës , Elbasan, Shkodër, Fakultetet e Mjekësisë dhe Infermierisë në Tiranë, Shkodër dhe Durrës, Call Center Tiranë dhe Durrës, Teleperformanca Tiranë, Komuniteti Muslyman Tiranë , Shkodër dhe Kavajë, Drejtoria Arsimore dhe Shkollat e Mesme të Përgjithshme në Tiranë, Lezhë, Durrës, Librazhd, Kavajë, Bashkia Lezhë dhe Komunat Shënkol , Balldren e të tjera.

Gjithashtu Kryqi i Kuq Shqiptar përcjell një falënderim të veçantë për të gjithë dhuruesit vullnetar dhe në veçanti për dhuruesit e rregullt!

Programi i Dhurimit Vullnetar të Gjakut

Zall Herr Dhurim shkurt - mars 2015  4

Zall Herr Dhurim shkurt - mars 2015  2

Ndajeni me miqte tuaj: