(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Dhurime të shumta me rastin e 8 Majit, Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe asaj të Talasemisë

dhurim gjaku 1-15 maj

 

Dhurimi vullnetar i gjakut, e vetmja zgjidhje e problemit e këtij problemi në vend

Fushata e sensibilizimit e Kryqit të Kuq për dhurimin vullnetar të gjakut, nisën në këtë fillim maji me një intensitet të konsiderueshëm, falë dhe datës 8 maj, që përmbledh në vetvete dy ngjarje, Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe Ditën Botërore të Talasemikëve.

 

Dhurimit kanë qenë të shumta por ato janë fokusuar në dy ngjarje:

  • Më datën 6 maj, ishte dhurimi i gjakut në Ambasadën Amerikane nga vetë ambasadori z. Donald Lu dhe stafi i ambasadës;

“Dhuro gjak dhe mund të shpëtosh dhe ti një jetë të një fëmije talasemik”. Kjo thirrje që më shumë se një slogan ngjan me një mesazh zemre, ka prekur të huajt që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Meredith dhe Pol janë amerikanë dhe çdo vit dhurojnë vullnetarisht gjak për fëmijët talasemikë, gjest ky për të cilin me të drejtë krenohen. Meredith dhe Pol janë punonjës të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila ka 10 vite që është rreshtuar në krah të Kryqit të Kuq Shqiptar në nismën “Dhuroni gjak, shpëtoni një jetë fëmije”.

Në këtë ditë, i pranishëm gjatë sesionit të dhurimit të gjakut, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Z. Artur Katuçi, falënderoi Ambasadën Amerikane, Ambasadorin Lu dhe stafin e saj për shembullin e shkëlqyer të humanizmit,gjithashtu me këtë rast ai përcolli një falënderim të veçantë tek të gjithë drejtuesit dhe dhuruesit vullnetar.

 

  • Më datat 4 dhe 8 e 9 maj dhurim gjaku pranë Klinikës “KEIT”. Një bashkëpunim të shkëlqyer do ta quanim atë midis Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Klinikës “KEIT” në fushën e dhurimit të gjakut. Sërish figura të shquara, klientë të Klinikës por dhe qytetarë të panjohur por të sensibilizuar për të dhuruar gjak ju drejtuan Klinikës, për të dhuruar gjak, e kthyer tashmë në një praktikë mujore. Një falënderim të veçantë shkon për Dr Skerdi Faria, që është personi që i ka dhënë jetë kësaj iniciative, një shembull konkret sesi një iniciative fitimprurëse private tregon dhe anën e vetë sociale. Dr. Skerdi ka zgjedhur këtë të dhurimit vullnetar të gjakut, të tjerë mund të përqafojnë iniciativa nga më të ndryshme humanitare.

 

Falë shembujve pozitivë dhe nxitjes që ata japin, numri i institucioneve shtetërore dhe private që i bashkëngjiten kësaj iniciative humanitare është në rritje. Emra të tillë si “Teleperformanca”, Reparti 302, Xhamia e Rrugës së Kavajës, Forumi  Rinor i Partisë Demokratike, janë tashmë në listën e gjatë të atyre që dhurojnë. Dhe jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethe; fushata sensibilizuese dhe dhurim gjaku: në Durrës, “Calling Group”; në Elbasan, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”; në Librazhd; në Vlorë Drejtoria e Policisë; në Kavajë, Shkolla e Mesme “Aleksandër Moisiu” dhe Xhamia e qytetit; në Lushnje janë disa institucione dhe në Mirditë disa Shkolla të Mesme. Në vazhdim, është planifikuar që fushata të shtrihet në rrethe të tjera të vendit si në Berat, Shkodër, Korçë, Tropojë, Fier, etj. Vetëm në dy javët e para, shprehën dëshirën për të dhuruar gjak rreth 500 vetë dhe, dhuruan 350 qytetarë.

 

Duke falënderuar të gjitha institucionet dhe individët që i janë bashkuar iniciativës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak vullnetarisht, si e vetmja zgjidhje e këtij problemi në vend, ne ftojmë të gjitha institucionet, shtetërore dhe private, të gjithë individët që të dhurojnë gjak vullnetarisht.

 

Kryqi Kuq Shqiptar

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: