(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Dhurim vullnetar gjaku në Tiranë dhe Fier. 14 Qershor – Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut,

Programi i Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Fushata e sensibizlimit dhe dhurimit vullnetar të gjakut organizuara nga Kryqi i Kuq Shqiptar, ka intensifikuar veprimtaritë e saj, me synim kulmimin e saj më 14 Qershor 2021, në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut. Të gjitha degët e shoqatës janë duke organizuar veprimtari sensibilizuese në institucione e qendra pune e prodhimi shtetërore e private.

Shumë prej këtyre insitutcioneve i janë përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak vullnetarisht në ndihmë të të gjithë nevojtarëve e veçannërisht të fëmijëve talasemikë.

Kështu në ditët e fundit janë stafet e Intercom Data Service Group, G&S Call Center në Tiranë dhe personeli i Gjimnazit me kohë të pjesshme të qytetit të Fierit që iu bashkua iniciativës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Faleminderit për kontributin tuaj human në ndihmë të fëmijëve në nevojë!
#bloodcenter #health #blooddonorsneeded #blooddonationcamp #bloodbank #donatingblood #redcross #redcrossvolunteer #blooddonation #blooddonor #blood #donateblood #giveblood #blooddonors #blooddonate #givebloodsavelives #donation #albania

Ndajeni me miqte tuaj: