(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Dhurim gjaku nga Degët e Kryqit të Kuq Korçë, Fier dhe Shkodër

14 Qershor, Dita botërore e dhuruesve të gjakut.
Vazhdon fushata e dhurimit vullnetar të gjakut, në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Janë degët e Kryqit të Kuq të Korçës, Fierit dhe Shkodrës që ditët e fundit kanë organizuar seanca të dhurimit të gjakut, pas organizimit të fushatave promocionale. Kështu, thirrjes së Degës së Kryqit të Kuq Korçë për të dhuruar gjak vullnetarisht iu përgjigjën pozitivisht studentët e universitetit të Korçës. Dega fton studentë dhe qytetarë për dhurime vullnetare.
Dega e Kryqit të Kuq Fier organizoi një seancë dhurimi gjaku me kolektivin e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, Fier,
Ndërsa Dega e Kryqit të Kuq Shkodër organizoi në bashkëpunim me shoqatën Alternative Pro një seancë të gjerë dhurimi gjaku në Departamentin e Infermierisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në mbështetje të kauzës së përbashkët në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Ndajeni me miqte tuaj: